Page 108 - Demo
P. 108


                                    100 BIOLOGJIA 10 - 11Veprimtari praktike 8.2Të shihet se cila pjesë e kërcellit transporton ujin dhe lëndët e treturaVeprimtari praktike 8.3Të shihet se cila sipërfaqe e gjethes humbet më shumë ujë8. Vëzhgoni prerjen në një mikroskop. Vizatoni pamjen që shikoni dhe emërtojeni atë.Kontroll njohurishA1 Cila pjesë e kërcellit kishte ngjyrues? Çfarë ju tregon kjo në lidhje me transportin e ujit dhe të lëndëve të tretura në kërcell? A2 Përse ishte e rëndësishme të lanit rrënjët e bimës:a) përpara se ta vendosnit në tretësirën e eozinës dheb) përpara prerjeve?A3 Hartoni një eksperiment për të studiuar ndikimin e një faktori (për shembull, intensiteti i dritës, temperatura, shpejtësia e erës) në ritmin me të cilin një ngjyrues ngjitet në kërcell. Shënoni hipotezat tuaja dhe përcaktoni ndryshoret. Kur të keni përfunduar planin tuaj, kërkojini mësuesit ta kontrollojë atë. Më pas kryeni eksperimentin dhe mbani shënim rezultatet. Shënoni përfundimet dhe i diskutoni në bazë të njohurive që keni për transportin në bimë. Gjithashtu, duhet të vlerësoni vërtetësinë e rezultateve tuaja dhe të sugjeroni se si do ta përmirësonit eksperimentin nëse do ta kryenit atë përsëri.mos ketë hapësira me ajër përreth letrës.2. Lëreni letrën në gjethe për disa minuta.Kontroll njohurishA1 Cila pjesë e letrës me klorur kobalti mori e para ngjyrën rozë? Çfarë tregon ky fakt për  humbjen e ujit nga gjethja?A2 Përse kjo sipërfaqe humbet ujë më shpejt se tjetra?A3 Përse është e rëndësishme të përdorni kapëse, dhe jo gishtat, për ta mbajtur letrën me klorur kobalti?AftësitëA1 Përdorimi i teknikave, aparateve dhe materialeveA2 PlanifikimA3 Vëzhgim, matje dhe regjistrimA4 Interpretimi dhe vlerësimi i vëzhgimeve dhe të dhënaveA5 Metoda vlerësimiKini kujdes me tehet e mprehta kur të bëni prerjet e kërcellit! 1. Merrni një bimë, si për shembull Impatiens, me një sistem rrënjor të padëmtuar. Lajini mirë rrënjët.2. Vendosni rrënjët e bimës në tretësirë eozine. Lëreni për një natë.3. Përgatisni një mikroskop.4. Hiqeni bimën nga tretësira e eozinës dhe lajini mirë rrënjët. 5. Përdorni një brisk për të prerë tërthorazi kërcellin e bimës në pothuajse gjysmën e gjatësisë së tij. Tregohuni të kujdesshëm kur përdorni briskun dhe mos i prekni tehet e tij.6. Tani bëni prerje shumë të holla tërthore të kërcellit. Përpiquni që të jenë aq të holla sa të mund të shihni përmes tyre.7. Zgjidhni prerjen më të hollë dhe vendoseni në një pikë uji që e keni hedhur mbi një lamë mikroskopi. Mbulojeni me lamelë. AftësitëA1 Përdorimi i teknikave, aparateve dhe materialeveA4 Interpretimi dhe vlerësimi i vëzhgimeve dhe të dhënaveLetra me klorur kobalti ka ngjyrë blu kur është e thatë dhe rozë kur është e lagur. Përdorni kapëse për ta mbajtur. 1. Përdorni një bimë në vazo, e cila të jetë e shëndetshme, e ujitur mirë dhe me gjethet që të mos jenë me shumë qime. Vendosni një copë të vogël letre me klorur kobalti me ngjyrë blu në secilën sipërfaqe të një gjetheje, duke përdorur një shirit ngjitës të tejdukshëm. Sigurohuni që të 
                                
   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112