Page 109 - Demo
P. 109
101Veprimtari praktike 8.4Të matet ritmi i transpirimit në një bimë në vazoKontroll njohurishA1 Cila nga bimët ka humbur peshë? Pse?A2 A mendoni se kjo është një metodë e mirë për të matur ritmin e transpirimit? Si mund të përmirësohet ajo?AftësitëA3 Vëzhgim, matje dhe regjistrimA4 Interpretimi dhe vlerësimi i vëzhgimeve dhe të dhënave1. Përdorni dy bimë të ngjashme në vazo, të ujitura mirë. Njërën prej bimëve mbështilleni plotësisht, me gjithë vazon, me një qese polietileni. Ky është kontrolli.2. Mbështillni vetëm vazon e bimës tjetër me qese polietileni. Lidheni mirë qesen rreth kërcellit dhe izolojeni me vazelinë.3. Vendosini të dyja vazot në peshore dhe mbani shënim peshat e tyre. 4. Për të paktën një javë, mbani shënim peshat e secilës bimë, në të njëjtën orë si ditën e parë.Veprimtari praktike 8.5Përdorimi i potometrit për të krahasuar ritmin e transpirimit në kushte të ndryshme5. Kur menisku arrin skajin e shkallëzimit, rimbusheni aparatin si më parë me ujë nga rezervuari.6. Tani përsëriteni kërkimin, por me aparatin në një gjendje tjetër. Ju mund të provoni secilën nga alternativat e mëposhtme:◆ Ta fryni me një ventilator◆ Ta vendosni në një tavolinë◆ Ta vendosni në frigorifer7. Vizatoni grafikë me rezultatet tuaja.Kontroll njohurishA1 Në cilat kushte bima transpiroi më shpejt dhe në cilat më ngadalë? A2 Ju përdorët potometrin për të krahasuar ritmin e thithjes së ujit në kushte të ndryshme. A ju jep kjo një matje të mirë të ritmit të transpirimit? Shpjegoni përgjigjen tuaj.AftësitëA1 Përdorimi i teknikave, aparateve dhe materialeveA3 Vëzhgim, matje dhe regjistrimA4 Interpretimi dhe vlerësimi i vëzhgimeve dhe të dhënave1. Ndërtoni një potometër si në figurën 8.12. Kërcelli i bimës duhet të përputhet saktësisht me tubin prej gome, pa lënë hapësira me ajër. Vazelina mund t’ju ndihmojë për ta mbyllur sa më të mirë. 2. Mbusheni aparatin me ujë, duke hapur kapësen.3. Mbylleni kapësen përsëri dhe lëreni aparatin në një vend me dritë dhe të ajrosur. Ndërkohë që bima transpiron, uji që humbet zëvendësohet nga uji që thithet përmes kërcellit. Ajri do të tërhiqet në fund të gypit kapilar. 4. Kur menisku ajër/ujë arrin shkallëzimin filloni të regjistroni pozicionin e meniskut çdo dy minuta. Kapitulli 8: Transporti te bimët

