Page 11 - Demo
P. 11


                                    3Përveç këtyre shtatë karakteristikave, organizmat e gjallë kanë edhe një karakteristikë tjetër të përbashkët. Kur i studiojmë organizmat e gjallë në mikroskop vëmë re se ata ndërtohen nga qeliza. Këto qeliza përbëhen nga:◆ citoplazma;◆ membrana qelizore;◆ ADN-ja, e cila përfaqëson materialin e tyre gjenetik; ◆ ribozomet, të cilat përdoren për të prodhuar proteinat në brendësi të qelizës;◆ enzimat, të cilat ndihmojnë, për të ndihmuar qelizën të realizojë frymëmarrjen anaerobe.Ju do të mësoni më tepër rreth ndërtimit të qelizës në kapitullin 2.1.2 KlasifikimiKlasifikim do të thotë vendosja e elementeve të ngjashme në grupe. Ekzistojnë shumë mënyra për të grupuar organizmat e gjallë. Për shembull, ne mund t’i grupojmë të gjithë organizmat me këmbë në një grup, dhe ata pa këmbë në një grupim tjetër. Ose mund të fusim brenda një grupi të gjithë organizmat me ngjyrë të kuqe dhe në grupin tjetër të gjithë ata me ngjyrë blu. Për biologët është më e përshtatshme mënyra e parë e grupimit sesa mënyra e dytë.. Arsyeja kryesore e klasifikimit të qenieve të gjalla është lehtësimi i studimit të tyre. Për shembull, njerëzit, qentë, kuajt dhe minjtë i klasifikojmë në grupin e gjitarëve, pasi ata kanë tipare të përbashkëta (për shembull, mbulesën e trupit me qime), të cilat nuk gjenden në grupet e tjera të botës së gjallë. Mendohet Koncepte kyçelëvizje – veprim i kryer nga një organizëm, i cili sjell si pasojë ndryshimin e pozicionit ose të vendndodhjes; frymëmarrje – reaksione kimike në qelizë, të cilat shpërbëjnë molekulat e ushqimit dhe nxjerrin energji për metabolizmin;ndjeshmëri – aftësi për të dalluar ose për të ndjerë në mjedisin e brendshëm apo të jashtëm dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë të përshtatshme;rritje – zmadhim i vazhduar në përmasa dhe i masës së thatë me anë të rritjes së numrit të qelizave ose madhësisë së qelizave, ose i të dyjave bashkë; riprodhim – proces që çon në shtimin e individëvetë të njëjtit lloj;jashtëqitje – largimi nga organizmi i mbetjeve të metabolizmit (reaksionet kimike të qelizave përfshirë frymëmarrjen), lëndëve helmuese dhe substancave me sasi të tepërt;ushqyerje – marrja e lëndës së nevojshme për energji, rritje dhe zhvillim; bimët kanë nevojë për dritë, dioksid karboni, ujë dhe jone; kafshët kanë nevojë për përbërje organike dhe jone, dhe zakonisht kanë nevojë për ujë.se të gjithë gjitarët kanë këto tipare, pasi kanë rrjedhur nga një paraardhës i përbashkët, i cili ka jetuar shumë kohë më parë. Paraardhësi nga i cili ata marrin origjinën njihet si paraardhësi i përbashkët. Paraardhësi i përbashkët, i cili u ka dhënë origjinën të gjithë gjitarëve ka jetuar rreth 200 milionë vjet më parë. Nisur nga ky arsyetim presim që të gjithë gjitarët të kenë ndërtim trupor me strukturë të ngjashme që funksionon në mënyrë të ngjashme. Nëse do të gjenim një kafshë, e cila e ka të mbuluar trupin me qime dhe i ushqen të vegjlit me qumësht, atëherë kjo kafshë do t’i takonte grupit të gjitarëve. Pas këtij klasifikimi, edhe pa u futur thellë në studimin e kafshës së re do të dinim pa frikë më shumë rreth saj.Përdorimi i ADN-së për të lehtësuar klasifikimin e organizmaveMë parë, rruga e vetme që ndiqnin biologët për të përcaktuar shkallën e afërsisë mes organizmave ishte studimi i strukturës së trupit të tyre. Ata studionin me kujdes morfologjinë e përgjithshme të këtyre organizmave (formën e trupit, praninë e këmbëve, krahëve e të tjera), si dhe ndërtimin e tyre anatomik(hollësi të strukturës trupore, të cilat përcaktohen me anë të diseksionit). Këto metoda përdoren edhe sot për klasifikimin e organizmave, por, krahas tyre, ekzistojnë edhe mjete të tjera, të cilat ndihmojnë për të kuptuar më mirë lidhjet evolucionare e filogjenetike mes tyre. Njëri prej mjeteve më të fuqishme që përdoret sot për këtë qëllim është studimi i ADN-së. ADN-ja është substancë kimike nga e cila përbëhen kromozomet e qenieve të gjalla, të cilat transmetohen Kapitulli 1: Klasifikimi
                                
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15