Page 112 - Demo
P. 112


                                    104 BIOLOGJIA 10 - 112. Cili është termi i saktë shkencor që përputhet me secilin nga përshkrimet e mëposhtme:a) lëvizja e sakarozës dhe aminoacideve nga burimet në depot;b) ind përmes të cilit transportohen sakaroza dhe aminoacidet;c) rënia e gjetheve dhe e bisqeve si rezultat i humbjes së turgorit në qeliza;d) forcë që ndihmon për të mbajtur molekulat e ujit të bashkuara, duke mundësuar krijimin e një kolone të pandërprerë uji që ngjitet në enët e ksilemës.3. Lista e mëposhtme përfshin disa pjesë të një bime përmes të cilave uji zhvendoset kur kalon nga toka në ajër.ksilema gojëza qelizat e lëvores së rrënjëshapësira me ajër në gjethe qimet e rrënjës qelizat e mezofilit në gjethea) Shkruani këto pjesë në rendin e duhur, për të përshkruar rrugën që përshkruan uji në bimë.b) Për secilën pjesë të bimës tregoni nëse uji kur kalon përmes saj është në formë të lëngët apo të gaztë?4. Skemat e mëposhtme tregojnë një prerje tërthore të një kërcelli dhe një prerje tërthore të një rrënje.a) Shpjegoni çfarë kuptoni me termin prerje tërthore.b) Bëni një kopje të skemës që tregon prerjen tërthore të kërcellit. Emërtoni indin e ksilemës.c) Bëni një kopje të skemës që tregon prerjen tërthore të rrënjës. Emërtoni indin e ksilemës.d) Në dy diagramet tuaja, emërtoni pozicionin e indit të floemës.Vlerësim njohurish1. Kombinoni secilin nga termat e mëposhtëm me përshkrimin përkatës. Për disa nga termat mund të ketë më shumë se një përshkrim të përshtatshëm.linjinë qime e rrënjës potometërstoma transpirim enë e ksilemësa) një tub i gjatë i ndërtuar nga qeliza të boshatisura të bashkuara në skaje;b) tuba të ngurtë, të fortë që ndihmojnë për të mbajtur bimën drejt;c) një substancë e fortë nga e cila ndërtohen muret e enëve të ksilemës;d) një zgjatim nga një qelizë afër majës së rrënjës, që përthith ujin nga toka;e) humbja e avullit të ujit nga gjethet e një bime;f) një boshllëk i vogël midis qelizave të epidermës së një bime;g) një pjesë e aparatit që përdoret për të matur ritmin me të cilin një degëz e një bime përthith ujin.
                                
   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116