Page 114 - Demo
P. 114
106 BIOLOGJIA 10 - 11Përse gjaku ka ngjyrë të kuqe?Gjaku ka ngjyrë të kuqe, sepse përmban një pigment (substancë e ngjyrosur) të quajtur hemoglobinë. Ky pigment e transporton oksigjenin në trup, duke e shpërndarë në të gjitha qelizat që kanë nevojë për të. Por hemoglobina nuk është i vetmi pigment për të transportuar oksigjenin. Kjo do të thotë që shumë kafshë nuk e kanë gjakun të kuq. Kallamari dhe gaforrja patkua, për shembull, kanë gjak blu. Gjaku i tyre përmban një pigment blu të quajtur hemocianinë. Një molekulë hemoglobine përmban një atom hekur në qendër, ndërsa një molekulë hemocianine përmban bakër në vend të hekurit. Kafshë të tjera kanë në gjakun e tyre një pigment të quajtur klorokruorin. Kjo substancë kur është e holluar ka ngjyrë të gjelbër, ndërsa kur është e përqendruar ka ngjyrë të kuqe. Klorokruorina përmban hekur, ashtu sikurse hemoglobina. Ajo gjendet në disa lloje krimbash unazorë, të cilët jetojnë në det.9 Transporti te kafshët ◆ sistemet me qarkullim të vetëm dhe sistemet me qarkullim të dyfishtë;◆ strukturën dhe funksionin e zemrës;◆ veprimtaritë fizike që ndikojnë te zemra;◆ sëmundjet koronare të zemrës;◆ enët e gjakut;◆ përmbajtjen e gjakut dhe funksionet e tij në trup;◆ sistemin limfatik.Figura 9.1 Kallamari dhe sepja kanë gjak blu dhe tri zemra.Në këtë kapitull, nxënësi/ja njihet me:

