Page 115 - Demo
P. 115
107Oksigjenimi i gjakutGjaku në anën e majtë të zemrës vjen nga mushkëritë. Ai përmban oksigjen, i cili merret prej kapilarëve që rrethojnë alveolat. Ky gjak quhet i oksigjenuar dhe përhapet në të gjithë trupin. Një pjesë e oksigjenit që ai përmban merret prej qelizave të trupit, të cilat e kanë të nevojshme oksigjenin për frymëmarrje (kapitulli 11). Kur ndodh kjo gjaku deoksigjenohet. Gjaku pa oksigjen transportohet në anën e djathtë të zemrës. Më pas, ai shkon në mushkëri, ku oksigjenohet edhe njëherë.Sistemet me qarkullim të vetëm dhe sistemet me qarkullim të dyfishtëSistemi i qarkullimit të gjakut i paraqitur në figurën 9.2 është një sistem me qarkullim të dyfishtë. Kjo do të thotë që gjaku kalon në zemër dy herë gjatë një cikli të plotë nëpër trup. Ne mund ta mendojmë sistemin e qarkullimit të përbërë nga dy pjesë – enët e gjakut, të cilat e çojnë gjakun në mushkëri dhe e kthejnë përsëri, i quajtur sistemi mushkëror, dhe enët e gjakut, të cilat e çojnë gjakun në pjesët e tjera të trupit dhe e kthejnë, i quajtur sistemi trupor. Sistemet me qarkullimim të dyfishtë gjenden te të gjithë gjitarët, si dhe te shpendët e zvarranikët. Megjithatë, gjaku, në sistemin e qarkullimit të peshqve kalon përmes zemrës vetëm një herë në një cikël të plotë. Ky sistem quhet sistem me qarkullim të vetëm dhe paraqitet në figurën 9.3. 9.1 Sistemet qarkullueseSistemi kryesor i transportit të të gjithë gjitarëve, duke përfshirë edhe njerëzit, është sistemi i qarkullimit të gjakut. Ai përbëhet nga një rrjetë tubash, të quajtura enët e gjakut. Zemra është një pompë që mundëson rrjedhjen e gjakut nëpër enë. Valvulat në zemër dhe në enët e gjakut sigurojnë që gjaku të rrjedhë në drejtimin e duhur.Figura 9.2 paraqet sistemin e qarkullimit të gjakut te njeriu. Shigjetat tregojnë drejtimin e rrymës së gjakut. Nëse ndjekim shigjetat, duke filluar nga mushkëritë, mund të shohim që gjaku futet në zemër në anën e majtë, dhe, më pas, del në drejtim të pjesëve të tjera të trupit. Gjaku futet përsëri në zemër në anën e saj të djathtë, përpara se të shkojë përsëri në mushkëri.Figura 9.2 Ndërtimi i sistemit të qarkullimit të gjakut te njeriu i parë nga përpara.alveolë e mushkërisëoksigjeni futet në gjakOksigjeni futet në gjak nga branshitëzemraOksigjeni çlirohet nga kapilarët e trupitgjaku pa oksigjen shkon në mushkërigjaku i oksigjenuar shkon në të gjitha qelizat e trupit nga ana e majtë e zemrësgjaku pa oksigjen kthehet në anën e djathtë të zemrësoksigjeni shpërhapet nga gjaku në qelizat e trupitana e majtë e zemrësana e djathtë e zemrësFigura 9.3 Sistemi i qarkullimit të gjakut te peshqit.Kapitulli 9: Transporti te kafshët

