Page 116 - Demo
P. 116


                                    108 BIOLOGJIA 10 - 11Sistemet me qarkullim të dyfishtë kanë disa përparësi në krahasim me sistemet e vetme me qarkullim. Kur gjaku rrjedh në enët e holla të gjakut në branshitë e peshqve, ose në mushkëritë e gjitarëve, ai humbet një pjesë të mirë të presionit në saje të pompimit nga zemra. Te gjitarët, ky gjak me presion të ulët kthehet përsëri në zemër, e cila e rrit përsëri presionin e tij, përpara se ta shpërndajë në të gjithë trupin. Por, te peshqit, ky gjak me presion të ulët përhapet në të gjithë trupin. Kjo do të thotë që në trupin e peshkut, gjaku lëviz shumë më ngadalë sesa në trupin e një gjitari. Kjo ështëe rëndësishme për të rikujtuar shpërndarjen e oksigjenit të nevojshëm për frymëmarrjen qelizore. Çdo ind, i cili është aktiv nga pikëpamja metabolike, ka nevojë të furnizohet me një sasi të madhe oksigjeni sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ky furnizim është më efektiv te gjitarët sesa te peshqit. 9.2 ZemraFunksioni i zemrës është të pompojë gjakun në të gjithë trupin. Zemra përbëhet nga një ind i veçantë muskulor i quajtur muskuli kardiak. Ky muskul tkurret dhe lëshohet vazhdimisht gjatë gjithë jetës. Figura 9.4 tregon prerjen tërthore të zemrës. Zemra është e ndarë në katër dhoma. Dy dhomat e sipërme quhen veshë, ndërsa dy dhomat e poshtme quhen barkushe. Dhomat në anën e majtë janë të ndara nga dhomat në anën e djathtë me anë të një muri të quajtur septum. Nëse vëreni figurat 9.2 dhe 9.4 do të shikoni që gjaku futet në zemër në pjesën e sipërme, te veshët. Të dyja këto dhoma marrin gjak. Veshi i majtë e merr gjakun nga venat mushkërore, të cilat vijnë nga mushkëritë. Ndërsa veshi i djathtë e merr gjakun nga pjesa tjetër e trupit, e cila vjen nëpërmjet venave kava.Nga veshët, gjaku futet në barkushe, të cilat e pompojnë atë jashtë zemrës. Barkushet e kryejnë këtë në saje të tkurrjes së muskulit në muret e tyre. Muskuli i fortë kardiak tkurret me forcë dhe e shtyn gjakun jashtë zemrës. Gjaku nga barkushja e majtë pompohet në aortë, e cila e transporton gjakun në të gjithë trupin. Ndërsa barkushja e djathtë e pompon gjakun në arterien mushkërore, e cila e çon atë në mushkëri.Funksioni i barkusheve është i ndryshëm nga funksioni i veshëve. Veshët thjesht e marrin gjakun, ose nga trupi, ose nga mushkëritë, dhe ua kalojnë atë tendon supporting valveaorta pulmonary arteryleft atriumpulmonary veinto bodyto headto lungsleft ventricleright ventriclevena cavavena cavaright atrium one-way valveone-way valveone-way valveseptumfrom headfrom bodyFigura 9.4 Prerje gjatësore e zemrës së njeriut.arterie mushkërorevena mushkëroretendin që mbështet valvulënpër në mushkëripër në kokëaortapër në trupveshi i majtëbarkushja e majtëbarkushja e djathtë septumnga trupivena kavavena kavanga kokavalvul njëdrejtimorevalvul njëdrejtimoreveshi i djathtë valvul njëdrejtimore
                                
   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120