Page 117 - Demo
P. 117
109barkusheve. Barkushet e pompojnë gjakun jashtë zemrës dhe në të gjithë trupin. Për këtë i ndihmojnë muret e barkusheve, të cilat janë më të trasha dhe më muskulore në krahasim me veshët.Ekziston edhe një ndryshim në trashësinë e mureve ndërmjet barkushes së majtë dhe asaj së djathtë. Barkushja e djathtë e pompon gjakun në mushkëri, e cila ndodhet shumë afër me zemrën. Ndërsa, barkushja e majtë pompon gjak në të gjithë trupin. Për ta bërë të mundur këtë, barkushja e majtë ka një mur të trashë muskulor. Gjaku që rrjedh në mushkëri nëpërmjet arteries mushkërore, ka presion shumë më të ulët sesa gjaku në aortë.SArteriet koronare furnizojnë muskulin e zemrësNë figurën 9.5 mund të vini re që në anën e jashtme të zemrës ka enë gjaku, të cilat quhen arterie koronare. Këto enë furnizojnë me gjak muskulin e zemrës. Kontroll njohurish9.1 Përshkruani sistemin e qarkullimit të gjakut te njeriu, duke përdorur fjalët enë gjaku, pompë dhe valvul.9.2 Çfarë është gjaku i oksigjenuar?9.3 Ku oksigjenohet gjaku?9.4 Cila anë e zemrës përmban gjak të oksigjenuar?9.5 Shpjegoni ndryshimin midis një sistemi me qarkullim të dyfishtë dhe një sistemi me qarkullim të vetëm. 9.6 Cilat janë përparësitë e sistemit me qarkullim të dyfishtë?9.7 Cila pjesë e zemrës e merr gjakun nga (a) mushkëritë dhe (b) nga trupi?9.8 Ku gjenden valvulat njëdrejtimore në zemër?9.9 Cila strukturë në zemër e ndan gjakun e oksigjenuar nga gjaku i paoksigjenuar?9.10 Cila pjesë e zemrës pompon gjak në (a) arterien mushkërore dhe (b) në aortë?9.11 Përse barkushet kanë mure më të trasha se veshët?9.12 Përse barkushja e majtë ka mur më të trashë sesa barkushja e djathtë?vena kava nga kokaaortaarteria mushkëroremuskuli i barkushes së majtëvena kava nga trupiarterie koronarevena mushkëroreFigura 9.5 Pamja e jashtme e zemrës së njeriut.Mund të duket e çuditshme që kjo është e nevojshme, ndërkohë që zemra është e mbushur me gjak. Megjithatë, muskujt e zemrës janë kaq të trashë saqë lëndët ushqyese dhe oksigjeni në gjakun brenda zemrës nuk mund të shpërhapen aq shpejt sa duhet në të gjithë muskujt. Muskuli i zemrës ka nevojë për një furnizim konstant me lëndë ushqyese dhe me oksigjen, në mënyrë që të vazhdojë të tkurret dhe të lëshohet. Këtë e mundësojnë arteriet koronare. Nëse një arterie koronare bllokohet – për shembull, nga një koagulë gjaku – sasia e oksigjenit në muskujt kardiakë pakësohet. Ata nuk mund të kryejnë frymëmarrje, kështu që nuk mund të sigurojnë energjinë që u duhet për t’u tkurrur. Për pasojë, zemra ndalon së rrahuri. Kjo quhet sulm në zemër ose pushim zemre. Bllokimi i arterieve koronare quhet sëmundja e koronareve të zemrës. Bllokimi është një ndër shkaqet e zakonshme të sëmundjeve dhe vdekjeve, veçanërisht në vendet e zhvilluara. Ne njohim disa nga faktorët që rritin rrezikun e një personi për të pasur sëmundje koronare të zemrës (figura 9.6)Veprimtari praktike 9.1Diseksioni i zemrësKapitulli 9: Transporti te kafshëtA

