Page 118 - Demo
P. 118


                                    110 BIOLOGJIA 10 - 11◆ Duhanpirja - Disa përbërës të tymit të duhanit, duke përfshirë edhe nikotinën, shkaktojnë dëmtim të sistemit të qarkullimit të gjakut. Ndërprerja e pirjes së duhanit është gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjë një duhanpirës, në mënyrë që të zvogëlojë mundësinë për të pasur sëmundje koronare të zemrës.◆ Dieta - Ekzistojnë prova që një dietë e pasur me kripëra, yndyra të ngopura (yndyra me origjinë shtazore) ose kolesterol rrit mundësinë për të pasur sëmundje koronare të zemrës. Për ta zvogëluar këtë rrezik, këshillohet një regjim ushqimor i pasur, jo me sasi të lartë yndyrash (megjithëse një sasi yndyrash na nevojitet për të qenë të shëndetshëm). Nga ana tjetër, vajrat nga bimët dhe nga peshku ndihmojnë për ta parandaluar këtë sëmundje. ◆ Obeziteti - Mbipesha rrit rrezikun e sëmundjes koronare të zemrës. Mbajtja e peshës së trupit në një nivel të përshtatshëm, si dhe veprimtaria fizike i mbajnë arteriet koronare në gjendje të shëndetshme. ◆ Stresi - Ndonjëherë, stresi është i nevojshëm por, nëse ai zgjat për një kohë të gjatë, rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Kështu, largoni stresin e fortë dhe të zgjatur në kohë, ose në rast të kundërt gjeni mënyra për ta trajtuar atë siç duhet. ◆ Gjenet - Disa njerëz kanë gjene që i bëjnë më të prekshëm nga sëmundja koronare e zemrës. Në këtë rast, nuk mund të bëni asgjë. Megjithatë, nëse disa persona në familjen tuaj kanë pasur probleme me zemrën, kjo mund të tregojë që i keni trashëguar këto gjene. Në këtë rast, është e rëndësishme të zvogëloni faktorët e tjerë të rrezikut, duke ndjekur një stil jete të shëndetshme.ParandalimiSëmundja koronare e zemrës (SKZ), është shkaku më i zakonshëm i vdekjeve në shumë vende. Askush nuk mund ta eliminojë plotësisht rrezikun e prekjes nga SKZja, por ekzistojnë mënyra të ndryshme për ta zvogëluar këtë rrezik. Gjëja më e mirë që duhet bërë është eliminimi i duhanit. Pirja e duhanit rrit mundësitë për zhvillimin e SKZ-së, si dhe të shumë problemeve të tjera shëndetësore të rrezikshme. Të qenët të kujdesshëm në dietën ushqimore është gjithashtu një gjë e mirë që mund të bëni. Një dietë ushqimore e pasur me yndyra të ngopura (yndyrat që gjenden në ushqimet me origjinë shtazore) lidhet me një rritje të përqendrimit të kolesterolit në gjak dhe kjo mund të rrisë rrezikun për SKZ (figura 9.7). Nuk është e vështirë të zëvendësohen yndyrat shtazore me vajra bimore, dhe përsëri të hamë pjesën më të madhe të gjërave që na pëlqejnë. Zakonisht, ushqimet e shpejta janë të pasura me yndyra shtazore, prandaj duhen konsumuar me masë. Figura 9.6 Faktorët e mënyrës së jetës në SKZ.Nivelet e kolesterolit në gjakNë gjak qarkullojnë dy lloje kolesteroli: HDL-ja dhe LDL-ja. Nëse kemi shumë LDL dhe pak HDL, atëherë kemi më tepër mundësi të prekemi nga SKZ-ja. Këtu luajnë rol gjenet, por edhe nga dieta ushqimore. Dietat e pasura me yndyra shtazore mund të rrisin nivelin e LDL-së në gjak.StresiNdonjëherë, stresi është i nevojshëm, si për shembull, gjatë pjesëmarrjes në gara sportive, ose për stërvitjen e trurit me një problemë të vështirë. Por stresi, i cili del nga kontrolli është i dëmshëm për shëndetin, veçanërisht nëse zgjat për një kohë të gjatë.Presioni i lartë i gjakutPresioni i lartë i gjakut mund të shkaktohet nga nivelet e larta të stresit, dieta e pasur me yndyra shtazore ose me shumë kripëra, ose nga mbipesha.GjiniaMeshkujt janë më të predispozuar se femrat për t’u prekur nga SKZ-ja.DuhanprijaDuhanpirësit kanë më tepër mundësi të humbin jetën nga një infarkt në zemër në krahasim me joduhanpirësitMoshaRreziku i prekjes nga SKZ-ja rritet me rritjen e moshës.
                                
   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122