Page 119 - Demo
P. 119
111Veprimtaria e rregullt fizike ndikon në pjesë të ndryshme të trupit, duke përfshirë edhe zemrën. Shumica e njerëzve mund të kryejnë veprimtaritë që u pëlqejnë. Veprimtaria fizike ndihmon për ta mbajtur trupin në formë, parandalon shtimin në peshë dhe ul presionin e gjakut. Ajo ndikon edhe në përmirësimin e humorit, duke ndihmuar në çlirimin e mendjes dhe shkakton në tru çlirimin e substancave kimike, të cilat rrisin ndjenjën e mirëqenies. Në shumë vende të botës, organizohen fushata për inkurajimin e njerëzve për të ndërprerë pirjen e duhanit, për t’u ushtruar fizikisht dhe për të shmangur dietat e pasura me yndyra shtazore. Shpesh, fushata të tilla kanë qenë të suksesshme dhe, në disa vende, është regjistruar një ulje e numrit të së SKZ-së.Njerëzve, të cilët kanë rrezik të lartë për shfaqjen e SKZ-së, sepse kanë presion të lartë të gjakut, ose sepse janë mbipeshë, mund t’u jepet një bar i quajtur statin. Ky bar ndihmon për të ulur sasinë e kolesterolit në gjak. Megjithatë, ndonjëherë, ky bar mund të ketë efekte anësore, prandaj shumica e mjekëve nuk ua rekomandojnë personave që mund ta përmirësojnë shëndetin duke ndryshuar mënyrën e jetesës.Trajtimi i SKZ-sëKur një person shfaq SKZ, ai duhet të përdorë disa mjekime për të kontrolluar sëmundjen ose, për ta kuruar atë. Nëse mjeku diagnostikon SKZ, ai duhet të japë edhe mjekimin përkatës për pacientin. Këtu përfshihen statinat, si dhe mjekime të tjera, të cilat ndihmojnë për të ulur presionin e gjakut, ose për të zvogëluar rrezikun e formimit të koagulave në brendësi të enëve të gjakut, si Figura 9.7 Mënyra se si shkaktohet sëmundja koronare e zemrës.aspirina. Këto mjekime janë të nevojshme që të merren për një kohë të gjatë derisa pacienti ta përmirësojë shëndetin, duke ndryshuar mënyrën e jetesës. Nëse të gjitha këto nuk japin rezultat, atëherë pacienti mund të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale për të korrigjuar problemin. Një arterie koronare e bllokuar ose e dëmtuar rëndë mund të zëvendësohet me një enë tjetër gjaku të marrë nga një pjesë tjetër e trupit (figura 9.8). Kjo ndërhyrje quhet bypass i koronareve. Një mundësi tjetër është që brenda arteries të futet një tub i vogël në formë rrjete, i quajtur stent, i cili e mban arterien të hapur. Mundësi tjetër është të përdoret një balonë e vogël. Ai futet në arterien e bllokuar dhe më pas fryhet me ujë. Kjo bën që arteria të hapet. Më pas, balloni hiqet. Ky proces quhet angjioplastikë.1 Arterie normale 2 Nga depozitimi i kolesterolit formohet një pllakë, e cila e ngushton arterien. Kjo rrit presionin e gjakut dhe e bën murin e arteries edhe më të ngurtë.3 Formohen koagula të gjakut. Nëse ndonjëra largohet, ajo mund ngecë në ndonjë enë të vogël duke penguar rrjedhjen e gjakut. Kjo mpiksje e gjakut quhet trombozë. Nëse kjo ndodh në një enë koronare të gjakut quhet trombozë koronare.Figura 9.8 Mënyra e ndërtimit të bypass-it të koronares.arterie koronare e dëmtuar ose e bllokuarpjesë e një ene gjaku e marrë nga një pjesë tjetër e trupit (bypass-i i koronares)aortaKapitulli 9: Transporti te kafshët

