Page 12 - Demo
P. 12
4 BIOLOGJIA 10 - 11Gjitarët e ngjashëm me qentë të gjinisë Canislloji Canis familiarisllojiCanis mesomelas lloji Canis lupusnga një brez te tjetri. Për më shumë informacion për ADN-në dhe strukturën e saj lexoni në kapitullin e katërt. Aty do të zbuloni se çdo molekulë e ADN-së përbëhet nga dy vargje molekulash më të vogla, të cilat përmbajnë katër baza të ndryshme. Këto baza janë A, C, G dhe T, të cilat renditen në mënyra të ndryshme. Biologët mund ta krahasojnë renditjen e bazave në molekulën e ADN-së për dy organizma të ndryshëm. Sa më të ngjashme të jenë këto renditje, aq më të afërt janë organizmat me njëri-tjetrin dhe aq më e madhe është mundësia që këta organizma të kenë rrjedhur nga një paraardhës i përbashkët. E njëjta logjikë mund të përdoret për të krahasuar lidhjet filogjenetike dhe evolucionare mes dy organizmave, duke studiuar shkallën e ngjashmërisë në renditjen e aminoacideve në proteina.Sistemi i klasifikimitNatyralisti i parë që i klasifikoi organizmat në mënyrë shkencore ishte Lineu (Linnaeus). Ai e paraqiti sistemin e tij të klasifikimit në vitin 1735 dhe i ndau organizmat e gjallë në grupe të quajtura lloje. Ai klasifikoi rreth 12 000 lloje të ndryshme. Llojet e Lineut përfaqësonin grupe organizmash, të cilët kishin pamje dhe sjellje të njëjta. Sistemi i klasifikimit i ndërtuar nga Lineu përdoret edhe sot. Shpeshherë, specialistët nuk bien dakord mbi përkufizimin e llojit, por me lloj kuptohen të gjithë individët që kryqëzohen lehtësisht mes tyre dhe lënë pasardhës pjellorë. Llojet grupohen në grupe më të gjera që quhen gjini. Në çdo gjini grupohen llojet me karakteristika të ngjashme (figura 1.3). Gjini të ndryshme, të ngjashme mes tyre, grupohen në familje; familjet në rende; rendet në klasa; klasat në tipa dhe së fundmi, tipat në mbretëri. Në këtë kapitull përshkruhen disa nga grupimet më të rëndësishme të klasifikimit të botës së gjallë. Figura 1.3 tregon pesë lloje kafshësh, të cilat i përkasin klasës së gjitarëve. Ju mund t’i dalloni ato pasi kanë qime, karakteristikë e të gjitha llojeve që bëjnë pjesë në klasën e gjitarëve. Këto kafshë janë klasifikuar në dy grupe gjitarësh, të ngjashëm me kuajt dhe gjitarët Figura 1.3 Sistemi binomial i emërtimit.zebraGjitarët e ngjashëm me kuajt të gjinisë EquusllojiEquus caballusllojiEquus burchelliponiqeniujkuçakalli

