Page 120 - Demo
P. 120


                                    112 BIOLOGJIA 10 - 11Në rastet e rënda, kjo mund të mos jetë e mjaftueshme dhe pacienti mund të kërkojë transplant të plotë të zemrës. Transplanti i zemrës është një operacion ndërlikuar, sepse asnjëherë organet nuk mund të gjenden në sasi të mjaftueshme për të gjithë pacientët, si dhe ka gjithmonë rrezik që organi i transplantuar të flaket nga sistemi imunitar i pacientit. Pacienti në të cilin kryhet transplanti duhet të marrë barna, të cilat shtypin sistemin imunitar për gjithë jetën e tyre. Rrahja e zemrësNe mund ta ndiejmë rrahjen e zemrës nëse e vendosim dorën në kraharor. Në pjesën më të madhe të njerëzve, zemra rreh 60 deri në 75 herë në minutë në çaste qetësie. Nëse e vendosni kokën në kraharorin e shokut/shoqes suaj, ose nëse përdorni një stetoskop, mund të dëgjoni tingullin e valvulave, të cilat mbyllen në çdo rrahje zemre. Tingulli që lëshohet dëgjohet si “lub-dup”. Çdo “lub-dup” përfaqëson një rrahje të zemrës. Një mënyrë e mirë për të matur ritmin e zemrës është duke matur pulsin. Pulsi shkaktohet nga zgjerimi dhe lëshimi i arteries, si pasojë e shtyrjes së gjakut në të nga zemra. Prandaj, ritmi i pulsit është i njëjtë, me ritmin e zemrës. Ju mund të gjeni puls kudo ku ka arterie afër sipërfaqes së lëkurës. Dy vendet më të përshtatshme janë ana e brendshme e kyçit të dorës dhe në anën e tendinëve të mëdhenj në qafë. Në spital, aktiviteti i zemrës mund të regjistrohet në EKG, që do të thotë elektrokardiogramë.Aktiviteti elektrik i zemrës regjistrohet duke ngjitur në trup elektroda të vogla (figura 9.9). Aktiviteti regjistrohet në formën e një grafiku. Shembulli i një EKG-je normale paraqitet në figurën 9.10. Kur një person kryen veprimtari fizike, zemra e tij rreh më shpejt. Kjo ndodh sepse muskujt e përdorin më shpejt oksigjenin për frymëmarrjen qelizore, për të siguruar energjinë e nevojshme për lëvizje. Një ritëm më i shpejtë i zemrës do të thotë një shpërndarje më e shpejtë e gjakut në muskuj. Ritmi i rrahjeve të zemrës kontrollohet nga një pjesë e muskulit në veshin e djathtë e quajtur pacemaker. Pacemaker-i dërgon në intervale të rregullta sinjale elektrike nëpër muret e zemrës, të cilat bëjnë që muskuli të tkurret. Ritmi i pacemaker-it, e për pasojë edhe ritmi i rrahjeve të zemrës, ndryshon sipas nevojave të trupit. Për shembull, gjatë veprimtarive fizike, kur muskujt kërkojnë edhe më shumë oksigjen, truri dërgon impulse nëpërmjet nervave në pacemaker, për ta bërë zemrën të rrahë më shpejt.Sinjali për këtë është rritja e pH-it të gjakut. Gjatë veprimtarive fizike, muskujt kryejnë frymëmarrje më të shpejtë se zakonisht, në mënyrë që të çlirojnë energjinë e nevojshme për lëvizje. Kjo rritje e ritmit të frymëmarrjes do të thotë që prodhohet më tepër dioksid karboni , i cili tretet në gjak. Si pasojë, formohet një acid i dobët, i cili e ul pH-in e gjakut. Qelizat receptore në tru e ndiejnë këtë rënie të pH-it dhe kjo nxit rritjen e frekuencës së impulseve nervore që dërgohen në pacemaker. Ekzistojnë raste kur pacemaker-i pushon së punuari. Në këtë rast, në zemrën e pacientit mund të vendoset një pacemaker artificial, i cili prodhon impulse elektrike me një ritëm të rregullt, afërsisht një impuls në sekondë. Pacemaker-at artificialë mund të jetojnë deri në dhjetë vjet përpara se të lindë nevoja që të zëvendësohen.Figura 9.9 Pacient duke bërë një test EKG-je për të kontrolluar funksionimin e zemrës.Figura 9.10 Grafik normal EKG-je. Pikat e shënuara P, Q, R, S dhe T paraqesin faza të ndryshme të rrahjeve të zemrës.PRQST0,2 s
                                
   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124