Page 121 - Demo
P. 121


                                    113Valvulat në zemërZemra rreh sepse muskujt kardiakë në muret e saj tkurren dhe lëshohen. Kur ata tkurren, zemra zvogëlohet duke e nxjerrë gjakun jashtë. Kjo tkurrje quhet sistolë. Kur muskujt kardiakë lëshohen, zemra zmadhohet duke lejuar që gjaku të futet në veshë dhe në barkushe. Ky lëshim quhet diastolë. Njëra valvul gjendet midis veshit të majtë dhe barkushes së majtë, ndërsa tjetra gjendet midis veshit të djathtë dhe barkushes së djathtë. Këto valvula quhen valvulat atrioventrikulare (figura 9.11). Valvula në anën e majtë të zemrës përbëhet nga dy pjesë dhe quhet valvula bikuspid, ose valvula mitrale. Valvula në anën e djathtë ka tri pjesë dhe quhet valvula trikuspide. Funksioni i këtyre valvulave është të ndalojnë rrjedhjen e gjakut nga barkushet në veshë. Kjo është e rëndësishme, sepse kur barkushet tkurren, gjaku shtyhet në arterie dhe nuk kthehet në veshë. Kur barkushet tkurren, presioni i gjakut i shtyn valvulat nga lart. Tendinat, të cilat janë të lidhura me valvulat, i mbajnë që të mos shkojnë shumë lart.9.3 Enët e gjakutTri llojet e enëve të gjakut janë: arteriet, kapilarët dhe venat (figura 9.12). Në arterie qarkullon gjaku që del nga zemra. Enët e gjakut ndahen vazhdimisht dhe, në fund, formojnë enë të holla të quajtura kapilarë. Kapilarët bashkohen gradualisht me njëri-tjetrin për të formuar enë të mëdha të quajtura vena, të cilat e sjellin gjakun në drejtim të zemrës. Këto enë janë krahasuar në tabelën 9.1.ArterietKur gjaku del nga zemra, ai futet në arterie. Aty gjaku ka presion të lartë, sepse është shtyrë jashtë zemrës në saje të tkurrjes së barkusheve. Për këtë arsye, arteriet duhet të kenë mure të forta për të përballuar presionin e lartë të gjakut që rrjedh në to. Gjaku nuk rrjedh njëtrajtësisht në arterie. Ai pulson ndërkohë që barkushet tkurren dhe lëshohen. Arteriet kanë në muret e tyre një ind elastik, i cili mund të tendoset dhe të kthehet në gjendjen e parë me forcën e gjakut. Kjo ndihmon që gjaku të rrjedhë më ngadalë. Ne mund t’i ndiejmë arteriet që tendosen dhe rikthehen në vend kur ndiejmë pulsin në kyçin e dorës. Presioni i gjakut në arteriet e krahut mund të matet duke përdorur një sfigmomanometër (figura 9.13).Figura 9.11 Mënyra se si e pompon zemra gjakun.Valvulat gjysmëhënë mbyllen, duke penguar gjakun të futet në barkushe.Valvulat gjysmëhënë mbeten të mbyllura.Valvulat në vena mbyllen nga presioni i gjakut, duke penguar kthimin e gjakut në venaValvulat gjysmëhëna hapen nga presioni i gjakut.Valvulat atrioventrikulare hapen.Muskujt e veshëve lëshohen, duke lejuar futjen e gjakut në zemër prej venave.Diastola: të gjithë muskujt janë të lëshuar. Gjaku futet në zemër. Sistola atriale: muskujt e veshëve tkurren. Muskujt e barkusheve mbeten të lëshuar. Gjaku kalon nga veshët në barkushe.Sistola ventrikulare: muskujt e veshëve lëshohen. Muskujt e barkusheve tkurren. Gjaku del nga barkushet për në arterie. Muskujt e veshëve tkurren, duke e shtyrë gjakun në barkushe.Valvulat atrioventrikulare mbyllen nga presioni i gjakut.Muskuli i barkusheve tkurret, duke bërë që gjaku të dalë nga barkushet.Veprimtari praktike 9.2Të përcaktohet ndikimi i aktivitetit fizik në ritmin e rrahjeve të zemrës.Kapitulli 9: Transporti te kafshët
                                
   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125