Page 122 - Demo
P. 122
114 BIOLOGJIA 10 - 11KapilarëtArteriet ndahen gradualisht për të formuar enë gjithnjë e më të vogla, të quajtur kapilarë (figurat 9.14 dhe 9.15). Kapilarët janë të vegjël dhe futen në çdo pjesë të trupit. Të gjitha qelizat janë pranë kapilarëve. Funksioni i kapilarëve është të çojnë lëndët ushqyese, oksigjenin dhe materialet e tjera në të gjitha qelizat e trupit dhe të largojnë materialet e tyre të panevojshme. Për ta bërë këtë, muret e tyre duhet të jenë shumë të holla, në mënyrë që substancat të hyjnë dhe të dalin lehtësisht. Muret e kapilarëve më të vegjël kanë trashësinë e një qelize (figura 9.12). Kontroll njohurish9.13 Rendisni tri mënyra që shërbejnë për vëzhgimin e aktivitetit të zemrës. 9.14 Shpjegoni përse ritmi i pulsit tuaj është i njëjtë me ritmin e zemrës.9.15 Shikoni figurën 9.10. a) Sa rrahje zemre janë treguar në grafikun e EKG-së? b) Llogarisni se sa zgjat një rrahje e zemrës. (Ju duhet të masni largësinë midis dy pikave të njëpasnjëshme (për shembull, midis dy pikave Q), dhe pastaj përdorni shkallën për ta shndërruar këtë në sekonda.9.16 Përse zemra rreh më shpejt kur kryeni një veprimtari fizike?9.17 Çfarë është pacemaker-i dhe ku gjendet ai?9.18 Shpjegoni pse rreh më shpejt zemra kur kryeni aktivitet fizik. 9.19 Përshkruani dhe shpjegoni veprimin e valvulave atrioventrikulare gjatë sistolave ventrikulare.Figura 9.12 Prerje tërthore e tre tipave të enëve të gjakut.ArterieKapilarVenëmur i jashtëm i trashështresë e trashë me muskuj dhe fibra elastikelumen i vogëllumen shumë i vogëlveshje e lëmuarmur i përbërë nga një shtresë e vetme qelizashmur i jashtëm i hollështresë e hollë me muskuj dhe fibra elastikelumen i madhveshje e lëmuarFigura 9.13 Sfigmomanometër, i cili përdoret për të matur presionin e gjakut.Figura 9.14 Rrjetë kapilarësh.arteriearteriola (arterie të vogla)venula (vena të vogla)rrjet kapilarëshvenë

