Page 123 - Demo
P. 123


                                    115VenatKapilarët bashkohen për të formuar venat. Kur gjaku futet në vena, ka presion shumë më të ulët në krahasim me atë që kishte në arterie. Gjaku tashmë rrjedh më ngadalë dhe më qetë. Nuk është e nevojshme që venat të kenë mure të trasha, të forta dhe elastike. Nëse venat do të ishin të ngushta, lëvizja e gjakut do të ngadalësohej edhe më shumë. Prandaj, në mënyrë që gjaku të lëvizë lehtësisht në vena, hapësira brenda tyre, e quajtur lumen, është shumë më e madhe sesa lumeni i arterieve.Venat kanë valvula për të ndaluar rrjedhjen e gjakut në drejtim të kundërt (figura 9.16). Valvulat nuk janë të nevojshme në arterie, sepse forca e rrahjes së zemrës është e mjaftueshme që gjaku të lëvizë vetëm përpara në arterie.Figura 9.15 Kapilar, i paraqitur me ngjyrë blu, që e përshkon rrugën përmes një indi muskulor (x 600).Figura 9.16 Valvulat në një venë: valvulat janë si xhepa të vendosur në muret e venave.presioni nga muskujt e trupitvalvul i hapurvalvul i mbyllurpresioni nga muskujt e trupitGjaku lëviz në vena, edhe si rezultat i tkurrjes së muskujve përreth tyre (figura 9.16). Për shembull, venat e mëdha në këmbët tona shtypen nga muskujt e këmbës kur ecim. Kjo e shtyn gjakun që të kthehet përsëri në zemër. Nëse një njeri qëndron në shtrat për një periudhë të gjatë kohe, gjaku në këto vena mund të mos lëvizë. Në to mund të formohet një mpiksje gjaku, e quajtur trombozë. Nëse ky gjak i mpiksur shkon në mushkëri, ai mund të ngecë në arteriola. Kjo quhet emboli pulmonare dhe mund të pengojë qarkullimin e gjakut në një pjesë të mushkërisë. Në raste të rënda, embolia pulmonare mund të shkaktojë edhe humbjen e jetës.Emërtimi i enëve të gjakutFigurat 9.17 dhe 9.18 ilustrojnë pozicionet e arterieve dhe venave kryesore në trup. Figura 9.17 Enët kryesore të gjakut në trupin e njeriut. vena kava nga kokaarterie për në kokëarterie mushkërore vena mushkërorevena kava nga trupi aortavena nga mëlçiaarterie për në mëlçiarterie renalearterie për në këmbëvena nga këmbëtvena renaleKapitulli 9: Transporti te kafshët
                                
   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127