Page 125 - Demo
P. 125
117Kontroll njohurish9.20 Cilat tipa të enëve të gjakut (a) e nxjerrin gjakun nga zemra dhe (b) e kthejnë përsëri në zemër? 9.21 Përse arteriet duhet të kenë mure të forta?9.22 Përse arteriet duhet të kenë mure elastike?9.23 Cili është funksioni i kapilarëve?9.24 Përse venat kanë një lumen të madh?9.25 Si mbahet gjaku në lëvizje në venat e mëdha të këmbëve?9.26 Çfarë është e pazakontë për furnizimin me gjak të mëlçisë?Çdo organ i trupit, përveç mushkërive, furnizohet me gjak të oksigjenuar nga një arterie, ndërsa gjaku pa oksigjen largohet nga vena. Arteriet dhe venat emërtohen sipas organit me të cilin janë të lidhur. Për shembull, enët e gjakut të veshkave quhen arteria dhe vena veshkore. Të gjitha arteriet, përveç arteries mushkërore, degëzohen nga aorta. Të gjitha venat, përveç venës mushkërore dhe venës porta të mëlçisë, bashkohen me një nga venat kava. Mëlçia ka dy enë gjaku, të cilat e furnizojnë me gjak. E para është arteria hepatike, e cila e furnizon me oksigjen, ndërsa e dyta është vena porta e mëlçisë. Kjo venë e sjell gjakun nga aparati tretës (figura 9.17), në mënyrë që mëlçia ta përpunojë ushqimin që është përthithur përpara se të shpërndahet në pjesët e tjera të trupit. I gjithë gjaku largohet nga mëlçia nëpërmjet venës hepatike. 9.4 GjakuPjesa e lëngët e gjakut quhet plazmë, në të cilën notojnë qelizat e gjakut. Shumica e tyre janë qeliza të kuqe. Ndërsa qelizat e bardha të gjakut gjenden në numër shumë më të vogël. Në gjak gjenden edhe pjesëza të vogla të formuara nga qeliza speciale në palcën e kockave, të quajtura trombocite (figurat 9.19 dhe 9.20). Plazma përbëhet kryesisht nga uji. Në të janë të tretura shumë substanca. Lëndët ushqyese të tretshme si glukoza, aminoacidet dhe kripërat minerale gjenden në plazmë. Plazma transporton si hormone, ashtu edhe dioksid karboni. Më tepër informacion në lidhje me substancat që gjenden në plazmën e gjakut jepet në tabelën 9.2. Funksionet e përbërësve të gjakut janë të përmbledhura në tabelën 9.3.Qelizat e kuqe të gjakutQelizat e kuqe të gjakut formohen në palcën e kuqe të disa kockave, duke përfshirë brinjët, vertebrat dhe disa kocka të gjymtyrëve. Ato prodhohen me një ritëm të shpejtë – rreth 9 000 milionë në orë.Figura 9.19 Qelizat e gjakut.qelizë e bardhë e gjakutqelizë e kuqe e gjakut, pa bërthamëtrombociteQelizat e kuqe të gjakut prodhohen me shpejtësi, sepse ato nuk jetojnë për një kohë të gjatë. Çdo qelizë e kuqe jeton pothuajse katër muaj dhe arsyeja për këtë është se ato nuk kanë bërthamë (figura 9.19).Qelizat e kuqe të gjakut kanë ngjyrë të kuqe, sepse përmbajnë pigmentin hemoglobinë, i cili mbart oksigjenin. Hemoglobina është proteinë, e cila përmban hekur. Ky hekur lidhet me oksigjenin, aty ku ky gaz gjendet në sasi të mjaftueshme. Po aq me lehtësi, ajo e lëshon oksigjenin aty ku ndodhet në sasi të vogël, si në indet aktive. Mungesa e bërthamës në një qelizë të kuqe gjaku do të thotë ka më shumë hapësirë për miliona molekula hemoglobine. Një veti tjetër e pazakontë e qelizave të kuqe të gjakut është forma e tyre. Ato kanë formën e disqeve bikonkave, pra, të një disku të sheshtë të tërhequr nga brenda në të dyja anët. Kjo, së bashku me përmasat e vogla, bëjnë që qelizat e kuqe të gjakut të kenë një sipërfaqe më të madhe në krahasim me vëllimin e tyre. Ky raport i lartë sipërfaqe-vëllim rrit ritmin me të cilin oksigjeni futet dhe del nga qelizat e kuqe të gjakut. Përmasat e vogla të qelizave të kuqe ndihmojnë në lëvizjen e tyre në kapilarët më të hollë. Kjo do të thotë që oksigjeni mund të shkojë pranë çdo qelize në trup.Kapitulli 9: Transporti te kafshët

