Page 126 - Demo
P. 126
118 BIOLOGJIA 10 - 11Përbërësi Burimi Vendi ShënimeUji Përthithet në zorrën e hollë dhe në zorrën e trashëTë gjitha qelizat. Uji i tepërt largohet nga veshkat.Proteinat e plazmës (përfshirë fibrinogjenin dhe antitrupat)Fibrinogjeni formohet në mëlçi. Antitrupat prodhohen nga limfocitet.Mbeten në gjak Fibrinogjeni ndihmon në mpiksjen e gjakut. Antitrupat vrasin patogjenët.Yndyrat duke përfshirë kolesterolin dhe acidet yndyrore.Përthithen në ileum. Formohen edhe nga rezervat e trupit.Në mëlçi për t’u zbërthyer. Në qeliza si burim energjie.Zbërthimi i yndyrave prodhon energji - muskuli i zemrës varet kryesisht nga acidet yndyrore për energji. Nivele të larta të kolesterolit në gjak rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës.Karbohidratet, veçanërisht glukozaPërthithen në ileum. Prodhohen edhe nga zbërthimi i glukozës në mëlçi.Në të gjitha qelizat për çlirimin e energjisë me anë të frymëmarrjes.Glukoza e tepërt shndërrohet në glikogjen dhe depozitohet në mëlçi.Substancat ekskretore, p.sh., urejaProdhohen në mëlçi nga zbërthimi i aminoacideve.Veshkat për ekskretim.Jonet, p.sh., Na+, Cl−Përthithen në ileum dhe në zorrën e trashë.Të gjitha qelizat. Jonet e tepërta nxirren nga veshkat.Hormonet Sekretohen në gjak nga gjëndrat endokrine.Në të gjitha pjesët e trupit.Hormonet ndikojnë vetëm në qelizat shenjë. Hormonet zbërthehen në mëlçi dhe mbetjet e tyre nxirren nga veshkat.Gazet e tretura, p.sh., dioksidi i karbonitDioksidi i karbonit çlirohet nga të gjitha qelizat si produkt i panevojshëm i frymëmarrjes.Në mushkëri për nxjerrjen jashtë. Shumica e dioksidit të karbonit transportohet në formën e joneve hidrogjenkarbonat (HCO3-) në plazmën e gjakut.Tabla 9.2 Disa nga përbërësit kryesorë të plazmës së gjakut.Qelizat e bardha të gjakutQelizat e bardha të gjakut dallohen lehtësisht, sepse, në ndryshim nga qelizat e kuqe, ato kanë bërthamë, e cila është e madhe dhe me lobe (figurat 9.19, 9.20 dhe 9.21). Ato mund të qarkullojnë lirisht dhe të dalin nga muret e kapilarëve në të gjitha pjesët e trupit. Funksioni i tyre është të luftojnë patogjenët (baktere dhe viruse që shkaktojnë sëmundje) dhe të pastrojnë çdo qelizë të vdekur në trup. Disa prej tyre e bëjnë këtë duke gëlltitur bakteret dhe duke i tretur ato, gjatë një procesi të quajtur fagocitozë. Të tjerat prodhojnë substanca kimike të quajtura antitrupa. Ekzistojnë shumë lloje qelizash të bardha të gjakut, të cilat kanë si funksion të shkatërrojnë patogjenët në trupin tonë dhe këtë proces, ato e realizojnë në mënyra të ndryshme.Fagocitet janë qeliza, të cilat mund të lëvizin në trup duke gëlltitur dhe duke shkatërruar patogjenët (figura Figura 9.20 Gjak i parë në mikroskop. Qeliza e madhe është një qelizë e bardhë. Të tjerat janë të gjitha qeliza të kuqe. Ka edhe disa trombocite (x 1700).

