Page 128 - Demo
P. 128
120 BIOLOGJIA 10 - 11Figura 9.23 tregon se si ndodh mpiksja e gjakut. Në këtë proces, trombocitet luajnë një rol të rëndësishëm. Normalisht, muret e enëve të gjakut janë tepër të lëmuara. Kur një enë gjaku pritet, trombocitet përplasen në buzët e ashpra të së çarës dhe reagojnë duke çliruar një lëndë kimike. Edhe indet e dëmtuara rreth enës së gjakut çlirojnë lëndë kimike.Në plazmën e gjakut, gjendet një proteinë e quajtur fibrinogjen. Lëndët kimike të çliruara nga trombocitet dhe indet e dëmtuara nisin një varg reaksionesh që shkaktojnë shndërrimin e fibrinogjenit në fibrinë. Fibrina është e patretshme. Sikurse kuptohet edhe nga emri, ajo formon fibra, të cilat formojnë një rrjetë përmes plagës. Qelizat e kuqe të gjakut dhe trombocitet bllokohen në lëmshin e fibrave të fibrinës, duke formuar një koagulë gjaku (figurat 9.24 dhe 9.25). Figura 9.23 Mënyra se si mpikset gjaku.Figura 9.24 Prerje vertikale e një koagulë gjaku.qelizat e kuqe të gjakut dhe trombocitet të kapura në një rrjetë fibrash të fibrinësepidermafundi i kapilarëve ngushtohet për të ngadalësuar humbjen e gjakuttrombocitet dermaFigura 9.25 Mikrografi me mikroskop elektronik me skanim, i cili tregon qelizat e kuqe të gjakut të kapura në fibrat e fibrinës (x 3600).Figure 9.23 How blood clots.Blood vessels are damaged and the blood contacts new surfaces.Platelets become activated.(insoluble)Platelets stick together and to trap blood cells. surfaces.A blood clot is formed.A chain reaction occurs which activates blood clotting factors.enzyme-catalysed reaction(soluble)Enët e gjakut dëmtohen dhe gjaku bie në kontakt me sipërfaqe të rejaNdodhin një varg reaksionesh, të cilat aktivizojnë faktorët e mpiksjes së gjakutReaksion i katalizuar nga enzimatReaksion i katalizuar nga enzimatAktivizohen trombocitetfibrinogjen (i tretshëm)fibrinë (e patretshme)Fibrina e patretshme formon fibra që kapin qelizat e gjakutTrombocitet ngjiten me njëra-tjetrën dhe me sipërfaqenMpiksje e gjakut

