Page 129 - Demo
P. 129
121Transporti në gjakTransporti i oksigjenitFunksioni kryesor i gjakut është të transportojë substancat nga një pjesë e trupit në një tjetër (shihni tabelën 9.2). Në mushkëri, oksigjeni kalon nga alveolat në gjak. Ne kemi parë që forma e qelizave të kuqe të gjakut (figura 9.19) rrit sipërfaqen përthithëse, kështu që oksigjeni mund të hyjë e të dalë me shpejtësi nga qelizat. Në mushkëri, oksigjeni futet në qelizat e kuqe të gjakut, ku lidhet me hemoglobinën (Hb) për të formuar oksihemoglobinën (oksiHb). Më pas, gjaku shkon në zemër me anë të venës mushkërore dhe, më pas, pompohet nga zemra në aortë. Arteriet degëzohen nga aorta për të furnizuar të gjitha pjesët e trupit me gjak të oksigjenuar. Kur gjaku arrin në një ind, i cili ka nevojë për oksigjen, oksiHb e lëshon oksigjenin dhe kthehet përsëri në Hb. Meqenëse, kapilarët janë shumë të ngushtë, oksiHb në qelizat e kuqe të gjakut shkon pranë indeve që kanë nevojë për oksigjen. Oksigjeni duhet të përshkojë një distancë shumë të vogël. OksiHb ka ngjyrë të kuqe të ndezur, ndërsa Hb ka ngjyrë të kuqe më të mbyllur. Prandaj, gjaku në arterie ka ngjyrë më të hapur sesa në vena. Transporti i dioksidit të karbonitDioksidi i karbonit prodhohet nga të gjitha qelizat e trupit duke qenë se ato kryejnë frymëmarrje. Dioksidi i karbonit kalon përmes mureve të kapilarëve dhe futet në gjak.Figura 9.26 Mikrofotografi me mikroskop elektronik me skanim e qelizave të kuqe të gjakut (x 4500).Pjesa më e madhe e dioksidit të karbonit qarkullon në gjak në formën e joneve hidrogjenkarbonat, HCO3-. Një sasi e vogël mbartet nga Hb në qelizat e kuqe.Gjaku me dioksid karboni kthehet në zemër nëpërmjet venave, dhe më pas shkon në mushkëri nëpërmjet arterieve mushkërore. Dioksidi i karbonit largohet nga gjaku dhe del nga trupi gjatë frymënxjerrjes.Transporti i lëndëve ushqyeseUshqimi i tretur përthithet në ileum. Ai përfshin lëndë ushqyese të tilla, si aminoacide, acide yndyrore dhe glicerol, monosakaride (si glukoza), ujë, vitamina dhe minerale. Të gjitha këto lëndë treten në plazmën e gjakut në kapilarët e vileve të zorrës. Këta kapilarë bashkohen për të formuar venën porta të mëlçisë. Kjo i çon lëndët ushqyese të tretura në mëlçi, e cila përpunon çdo lëndë ushqyese dhe disa prej tyre i kthen përsëri në gjak. Më pas, lëndët ushqyese, të tretura në gjak, shpërndahen në të gjitha pjesët e trupit.Transporti i uresëUreja, e cila është një substancë e panevojshme prodhohet në mëlçi. Ajo tretet në plazmën e gjakut dhe transportohet në veshka, të cilat më pas e nxjerrin atë në urinë. Transporti i hormoneveHormonet prodhohen nga gjëndrat endokrine, treten në plazmën e gjakut dhe transportohen në të gjithë trupin. Transporti i nxehtësisëDisa pjesë të trupit, si muskujt, çlirojnë nxehtësi, e cila transportohet në të gjitha pjesët e trupit. Ajo ndihmon për të ruajtur temperaturën në pjesën tjetër të trupit. Transporti i proteinave të plazmësNë plazmë treten proteina të ndryshme. Këto proteina quhen proteina të plazmës dhe fibrinogjeni është një shembull i tyre.Kontroll njohurish9.32 Përse gjaku në arterie ka ngjyrë më të hapur sesa gjaku në vena?9.33 Cila enë transporton ushqimet e tretura në mëlçi?9.34 Si transportohet ureja?9.35 Përmendni dy funksione të gjakut, përveç transportit.Kapitulli 9: Transporti te kafshët

