Page 13 - Demo
P. 13


                                    5e ngjashëm me qentë. (Cilat janë tiparet që ndryshojnë mes këtyre dy grupeve?) Gjitarët e ngjashëm me kuajt i përkasin gjinisë Equus, ndërsa ata që ngjajnë me qentë i përkasin gjinisë Canis.Sistemi binomial i emërtimitLineu i vendosi çdo lloji dy emra të shkruar në latinisht. Ky emërtim i organizmave të gjallë njihet si sistemi dyemëror. Emri i parë i çdo lloji është emri i gjinisë që i përket organizmit, i cili shkruhet me shkronjë të madhe. Ndërsa emri i dytë është emri i llojit, i cili shkruhet me shkronjë të vogël. Ky emërtim i përbërë prej dy emrash njihet si sistemi binomial. Për shembull, ujku bën pjesë në gjininë Canis, të llojit lupus. Emërtimi binomial i këtij lloji është Canis lupus. Emërtimet e llojeve shkruhen me shkronja kursive. Emërtimi i gjinisë mund të shkruhet edhe në mënyrë të shkurtuar, si për shembull: C. lupus.Koncepte kyçelloj - grup organizmash që mund të riprodhohen dhe të japin pasardhës pjellorë;sistem binomial - sistem ndërkombëtar në të cilin emërtimi shkencor i një organizmi është i formuar nga dy pjesë që tregojnë gjininë dhe llojin.Mbretëria kafshë kafshëTipi këmbënyjëtuar KordataKlasa insekte gjitarëRendi Lepidoptera (fluturat dhe molet)PholidotaFamilja Danaidae ManidaeGjinia Danaus ManisLloji Danaus plexippus Manis giganteanKontroll njohurish1.1 Tabela tregon se si janë klasifikuar dy llojet: flutura monark dhe pangolini gjigant.a) Përdorni informacionin e tabelës për t’u përgjigjur nëse këto lloje: kanë lidhje me njëritjetrin; kanë lidhje të largëta apo të afërta me njëri-tjetrin. Shpjegoni se si arritët në këtë përfundim.b) Cilës gjini i përket pangolini gjigant?c) Përdorni informacione nga interneti ose nga librat për të gjetur se si klasifikohet shkencërisht qenia njerëzore. Pasqyrojeni kërkimin tuaj në një tabelë të ngjashme me atë që tregohet në të djathtë. Flutura monarkPangolini gjigandShkruajini emërtimet latine (binomiale) në mënyrë të saktë. Shpeshherë, mund të vini re se ato shkruhen në mënyrë të gabuar në botimet mediatike. Përdorni gjithmonë shkronjë të madhe për të shkruar emrin e parë dhe shkronjë të vogël për shkruar emrin e dytë të emërtimit binomial të llojeve.Mbani mendKapitulli 1: Klasifikimi
                                
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17