Page 130 - Demo
P. 130
122 BIOLOGJIA 10 - 11Në trup punojnë disa organe për të ruajtur të pandryshuar përbërjen dhe temperaturën e gjakut, dhe, për pasojë, edhe të lëngut indor. Ky proces quhet homeostazë dhe shpjegohet më tej në kapitullin 14.LimfaPlazma dhe qelizat e bardha, të cilat rrjedhin nga kapilarët, duhet të transportohen në gjak. Në inde, ashtu si kapilarët e gjakut, ka edhe enë të tjera të vogla të quajtura kapilarë limfatikë (figura 9.27). Lëngu indor kullon gradualisht drejt tyre. Ky lëng quhet limfë. Kapilarët limfatikë bashkohen gradualisht për të formuar enë më të mëdha limfatike (figura 9.27). Enët limfatike e çojnë limfën në venat subklavia, të cilat e kthejnë gjakun nga krahët (figura 9.28). Këtu limfa futet përsëri në gjak. Sistemi limfatik nuk mund ta bëjë limfën të rrjedhë. Megjithatë, enët limfatike kanë valvula për të siguruar që lëvizja kryhet vetëm në një drejtim. Limfa rrjedh shumë më ngadalë se gjaku. Shumë nga enët më të mëdha limfatike kalojnë në brendësi të muskujve, ose pranë tyre, dhe kur muskujt tkurren, ato e detyrojnë limfën të lëvizë në enët e saj.hapësirë në murin e kapilarit të gjakutqelizë e kuqe e gjakut në kapilarin e gjakutplazma në kapilarin e gjakut lëngu indor, i cili ka rrjedhur jashtë kapilarit të gjakutindlëngu, tashmë i quajtur limfë, i cili është mbledhur në kapilarin limfatik ena limfatikeFigura 9.27 Pjesë e një rrjeti kapilarësh për të treguar se si formohen lëngu indor dhe limfa.9.5 Limfa dhe lëngu indorQelizat në muret e kapilarëve nuk bashkohen plotësisht. Si pasojë, midis tyre formohet hapësira të vogla. Nga këto hapësira, plazma del nga kapilarët. Qelizat e bardha të gjakut mund të kalojnë gjithashtu përmes këtyre hapësirave. Ato janë të afta të lëvizin dhe të dalin jashtë kapilarëve. Ndërsa qelizat e kuqe të gjakut nuk mund të dalin pasi janë të mëdha dhe nuk mund ta ndryshojnë shumë formën e tyre. Kështu nga kapilarët dalin vazhdimisht qelizat e bardha dhe plazma. Lëngu që formohet në këtë mënyrë quhet lëngu indor, i cili rrethon të gjitha qelizat e trupit (figura 9.27).Funksionet e lëngut indorLëngu indor është i rëndësishëm, pasi ai i furnizon qelizat me të gjitha lëndët që u duhen. Këto lëndë, si oksigjeni dhe lëndët ushqyese, shpërhapen nga gjaku, përmes lëngut indor, në qeliza. Ndërsa produktet e panevojshme, si dioksidi i karbonit, shpërhapen në drejtimin e kundërt. Lëngu indor përbën mjedisin e rëndësishëm për çdo qelizë të trupit. Një qelizë mund t’i kryejë si duhet funksionet e saj nëse mjedisi ku ajo ndodhet është i pandryshuar. Për shembull, kjo do të thotë që ai duhet të ketë të njëjtën temperaturë dhe të njëjtin përqendrim osmotik.

