Page 131 - Demo
P. 131


                                    123Figura 9.28 Marrëdhënia midis qarkullimit të gjakut dhe atij limfatik.shtrat kapilarëshlëngu mblidhet në kapilarët limfatikëlimfa futet përsëri në gjakenë limfatikelëngu indor rrjedh nga kapilarët e gjakutNyjat limfatikeDuke kaluar nga indet në venën subklavia, limfa rrjedh përmes disa nyjave limfatike. Disa prej tyre janë paraqitur në figurën 9.29. Në brendësi të nyjave limfatike, formohen qeliza të bardha të gjakut. Pra, nyjat limfatike përmbajnë sasi të madhe qelizash të bardha. Shumica e baktereve ose e toksinave në limfë mund të shkatërrohen nga këto qeliza.Figura 9.29 Enët kryesore limfatike dhe nyjat limfatike.limfa futet në venën subklaviakanali i kraharoritenët limfatike sjellin limfën nga vilet, e cila përmban yndyra që janë përthithurnyjat limfatikeKontroll njohurish9.36 Çfarë është lëngu indor?9.37 Tregoni dy funksione të lëngut indor.9.38 Çfarë është limfa?9.39 Përse kapilarët limfatikë kanë valvula?9.40 Tregoni dy zona ku gjenden nyjat limfatike.9.41 Çfarë ndodh në brendësi të nyjave limfatike?Kapitulli 9: Transporti te kafshët
                                
   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135