Page 132 - Demo
P. 132
124 BIOLOGJIA 10 - 11Ju duhet të dini:◆ ndryshimet midis sistemeve me qarkullim të vetëm dhe atyre me qarkullim të dyfishtë;◆ ndryshimet midis strukturës së zemrës dhe se si punon ajo;◆ arsyet përse muret e dhomave të zemrës kanë trashësi të ndryshme;◆ rëndësinë e arterieve koronare; ◆ faktorët që rrisin rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve koronare të zemrës;◆ si ndikon mënyra e jetesës në rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve koronare të zemrës;◆ çfarë ndodh gjatë një rrahjeje të zemrës, duke përfshirë rolin e valvulave;◆ si ndikon veprimtaria fizike në ritmin e zemrës;◆ mekanizmin me anë të të cilit, ritmi i zemrës ndryshon gjatë veprimtarive fizike;◆ se ç'janë arteriet, venat dhe kapilarët;◆ se si strukturat e arterieve, venave dhe kapilarëve i ndihmojnë ato të kryejnë funksionet e tyre;◆ enët kryesore të gjakut;◆ qelizat e kuqe të gjakut, qelizat e bardha të gjakut, trombocitet dhe plazmën;◆ funksionet e këtyre përbërësve të gjakut;◆ ç'është limfa dhe lëngu indor.PërmbledhjeVlerësim njohurish1. Duke shfrytëzuar figurën 9.17, rendisni sipas radhës, enët e gjakut dhe pjesët e zemrës:a) nëpër të cilat duhet të kalojë një molekulë glukoze nga aparati tretës deri në muskulin e këmbës;b) nëpër të cilat duhet të kalojë një molekulë dioksidi karboni nga muskuli i këmbës në mushkëri.2. Tregoni ndryshimin ndërmjet secilit prej çifteve të mëposhtme.a) arterie, venë;b) gjak pa oksigjen, gjak i oksigjenuar;c) vesh, barkushe;d) qelizë e kuqe e gjakut, qelizë e bardhë gjaku;e) gjak, limfë;f) diastolë, sistolë;g) venë hepatike, vena porta e mëlçisë. 3. Gjeni përbërësit e gjakut që kanë secilin nga funksionet e mëposhtme.a) transportimi i dioksidit të karbonit;b) shkatërrimi i baktereve;c) transporti i uresë;d) transporti i oksigjenit;e) mpiksja;f) transporti i glukozës. 4. Arteriet, venat, kapilarët, enët e ksilemës dhe tubat e floemës janë të gjithë tuba që përdoren për transportimin e substancave te gjitarët dhe bimët me lule. Tregoni se si secili prej tyre është i përshtatur për të kryer funksionin e tij.

