Page 134 - Demo
P. 134
126 BIOLOGJIA 10 - 117. Kirurgët mund ta ndalojnë rrahjen e zemrës gjatë operacioneve. Kur ndodh kjo, gjaku pompohet përmes një makine zemër-mushkëri, e cila oksigjenon gjakun. Skema e mëposhtme paraqet një makinë zemër-mushkëri gjatë punës. left ventricleDdrainage tubesreservoir ofdeoxygenatedblood removedfrom bodyoxygenatoroxygenated blood returned to bodypumpEFBACa) Emërtoni strukturat e shënuara A deri në D.b) Emërtoni enët e gjakut E dhe F.c) Makina zemër-mushkëri përdoret me qëllim që kirurgët të operojnë në arteriet që furnizojnë muskulin e zemrës me gjak. Këto arterie mund të sëmuren. Emërtojini këto arterie dhe shpjegoni se si mund të sëmuren ato.d) Shpjegoni përse një pacient lidhet me një makinë zemër-mushkëri gjatë një operacioni.Njerëzit kanë sistem qarkullimi të dyfishtë. Ekziston një qarkullim me presion të ulët dhe një qarkullim me presion të lartë.e) Shpjegoni se si struktura e zemrës bën të mundur pompimin e gjakut në dy qarkullime në presione të ndryshme.Gjaku i oksigjenuar kthehet në trupOksigjenuesiTubat e rrjedhjes Barkushja e djathtëPompaRezervuari i gjakut të deoksigjenuar që largohet nga trupi

