Page 135 - Demo
P. 135


                                    127TërbimiNë mars të vitit 2012, një grua britanike vizitoi familjen e saj në Indi. Ndërkohë që ndodhej atje, ajo u kafshua nga një qen. Kafshimi nuk ishte i fortë dhe ajo nuk u shqetësua për ta mjekuar. Disa javë më pas, kur u kthye në shtëpinë e saj në Britani, ajo u sëmur. Gruaja shkoi në një spital pranë shtëpisë, por mjekët nuk e përcaktuan dot diagnozën, pasi shenjat e sëmundjes ishin të dukshme. Gjatë vizitës, ajo nuk e përmendi kafshimin e qenit. Mjekët nuk kishin arsye të dyshonin për tërbimin, i cili është pothuajse i panjohur në Britani. Edhe pas vizitës së dytë, askush nuk dyshoi. Ndërsa shëndeti i saj përkeqësohej, ajo u drejtua te mjeku i familjes, i cili e kuptoi se problemi ishte serioz. Femra u dërgua në një spital tjetër të specializuar për trajtimin e sëmundjeve që gjendeshin në përgjithësi në vendet tropikale. Atje, ajo u diagnostikua me sëmundjen e tërbimit. Pavarësisht trajtimeve më të mira, ajo humbi jetën nga sëmundja pak javë më vonë. Tërbimi është sëmundje që shkaktohet nga një virus. Virusi futet në trupin e njeriut kur ai kafshohet nga një kafshë, p.sh., një qen, lakuriq nate, qelbës ose rakun, të cilët e mbartin virusin në pështymë (figura 10.1). Virusi futet në sistemin nervor të njeriut dhe në fund arrin në tru. Sëmundja nuk mund të mjekohet, kështu që, edhe nëse, femra do të diagnostikohej drejt në vizitën e parë në spital, ajo nuk do të mund të shpëtonte. Por kjo sëmundje mund të parandalohet me vaksinim, dhe duhet bërë përpara se personi të kafshohet nga kafsha. Gjithashtu është e mundur të ndalohet zhvillimi i sëmundjes nëse ndërhyhet me trajtim emergjence brenda 24 orëve nga çasti i kafshimit. Ky trajtim përfshin pesë doza antitrupash kundër virusit të tërbimit, brenda një periudhe 30-ditore.10 Patogjenët dhe imuniteti◆ patogjenët dhe sëmundjet infektive;◆ mënyrë si transmetohen patogjenët; ◆ mbrojtjen e trupit ndaj patogjenëve;◆ sistemin imunitar.Në këtë kapitull, nxënësi/ja njihet me:Figura 10.1 Qelbësit janë ndër gjitarët që mund të mbartin virusin e tërbimit.Kapitulli 10: Patogjenët dhe imuniteti
                                
   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139