Page 136 - Demo
P. 136
128 BIOLOGJIA 10 - 1110.1 PatogjenëtPatogjeni është një mikroorganizëm (një organizëm i vogël, që mund të shihet vetëm me mikroskop), i cili shkakton sëmundje. Shumë sëmundje shkaktohen nga patogjenët që futen në trupin tonë dhe ushqehen aty. Tabela 10.1 tregon katër llojet e mikroorganizmave që mund të veprojnë si patogjenë dhe disa nga sëmundjet që mund të shkaktojnë.Grupi ku bën pjesë patogjeniShembuj të sëmundjeve që ata shkaktojnëviruse gripi, rrufa e zakonshme, poliomieliti, AIDSbaktere kolera, sifilizi, kolla e mirë, tuberkulozi, tetanosiprotozoarë malaria, dizenteriakërpudha sëmundja e atletit, qerjaTabla 10.1 Tipat e patogjenëve.Sëmundjet që shkaktohen nga patogjenët mund të transmetohen nga një person në një tjetër. Këto sëmundje quhen sëmundje infektive. Pasi futen në trup, disa patogjenë dëmtojnë qelizat duke jetuar në to dhe duke përdorur rezervat e tyre. Të tjerët dëmtojnë qelizat dhe sistemet e trupit, duke prodhuar produkte të panevojshme, të quajtura toksina, të cilat përhapen në trup dhe mund të shkaktojnë temperaturë të lartë dhe puçrra të vogla. Disa toksina të prodhuara nga patogjenët – si ajo e prodhuar nga bakteri Clostridium botulinum – janë ndër helmet më të rrezikshme në botë.Si futen patogjenët në trup?Patogjenët mund të futen në trup në disa mënyra:Kontakti i drejtpërdrejtëKalimi i një patogjeni në një person të painfektuar quhet përhapje, ndërsa futja e patogjenit në trup njihet si infektim. Personi (ose kafsha) ku jeton dhe ushqehet patogjeni është bujtari për këtë patogjen. Disa patogjenë kalojnë nga një person në një tjetër kur ka kontakt të drejtpërdrejtë midis një personi të infektuar dhe një personi të painfektuar. Sëmundjet e përhapura në këtë mënyrë njihen edhe si sëmundje ngjitëse. Për shembull, virusi që shkakton AIDS-in, i quajtur HIV (virusi i imunodeficiencës humane), mund të transmetohet kur gjaku i një personi të infektuar bie në kontakt me gjakun e një personi tjetër. Kërpudha që shkakton infeksionin, sëmundja e atletit, mund të transmetohet nga përdorimi i peshqirit të një personi të infektuar.Transmetimi jo i drejtpërdrejtëShumica e patogjenëve përhapen në mënyrë jo të drejtpërdrejtë. Metodat jo të drejtpërdrejta të përhapjes përfshijnë:Kalimin përmes rrugëve të frymëmarrjesVirusi i rrufës dhe ai i gripit qëndrojnë në ajër, në pikëza lagështire. Sa herë që dikush me këto sëmundje flet, kollitet ose teshtin, përhap në ajër miliona viruse (figura 10.2). Nëse i thithim gjatë frymëmarrjes këto pikëza, mund të infektohemi. Ne mund t’i marrim këto viruse edhe nëse prekim një sipërfaqe ku ato janë të pranishme dhe më pas i vendosim duart në fytyrë.Ushqimet ose ujiBakteret si Salmonella mund të futen në aparatin tretës së bashku me ushqimin që hamë. Ushqimet e freskëta, si frutat dhe perimet, duhet të lahen me ujë të pastër përpara se të hahen. Zakonisht, gatimi i shkatërron bakteret, kështu që ngrënia e ushqimeve që sapo janë gatuar, në përgjithësi, është e parrezikshme. Edhe ushqimet e blera në tezgat e rrugëve janë të parrezikshme nëse konsumohen të sapogatuara, por duhet të tregojmë kujdes me ushqimet që mbahen në temperatura të larta, pasi kështu u krijohen kushte baktereve që të shumohen. Në vende të ndryshme, tregtarët e produkteve ushqimore kontrollohen rregullisht për higjienën e duhur dhe që ushqimi i tyre është i parrezikshëm (figura 10.3). Shumë patogjenë, duke përfshirë virusin që shkakton poliomelitin dhe bakterin që shkakton kolerën, përhapen me anë të ujit. Nëse notojmë, ose e pimë ujin që përmban këta patogjenë, ne rrezikohemi të prekemi nga këto sëmundje. Këta patogjenë mund të ngjiten në duart tona, dhe më pas mund të kalojnë në trupin tonë kur hamë ushqimin e prekur me duar.

