Page 137 - Demo
P. 137


                                    129Përhapja me vektorëVektori është një organizëm që mbart një patogjen nga një bujtar në një tjetër. Qentë, qelbësit, rakunët dhe lakuriqët e natës janë vektorë për virusin e tërbimit, i cili përhapet nëpërmjet pështymës së tyre kur kafshojnë. Mushkonja Anopheles është vektor për malarien. Femra e mushkonjës mund të ketë në pështymën e saj patogjenin protozoar Plasmodium, i cili injektohet në gjak kur mushkonja pickon (figura 10.4).Koncepte kyçesëmundje infektive – sëmundje në të cilën një patogjen mund të kalojë nga një bujtar në një tjetër.Nëse është e mundur, qëndroni larg njerëzve kur jeni me rrufë ose me grip.Figura 10.2 Si të mos prekesh nga rrufa ose gripi?Mbajini viruset për vete!Kujtoni që mund ta keni virusin e rrufës ose atë të gripit në duar, prandaj mbajini larg nga fytyra.Figura 10.3 Oficer i shëndetit publik në Tajlandë, duke testuar duart e një tregtari ushqimesh.Figura 10.4 Mushkonja Anopheles, e cila ushqehet me gjakun e njeriut.10.2 Mbrojtja e trupitTrupi i njeriut ka mbrojtje natyrore kundrejt patogjenëve. Disa prej tyre pengojnë arritjen e patogjenit në ato pjesë të trupit ku mund të shumohen. Figura 10.5 tregon disa nga këto mbrojtje.Pengesat mekanikeKëto janë struktura që patogjenët e kanë të vështirë t’i kalojnë dhe të futen në trup. Për shembull, në zgavrat e hundës ka qime që ndihmojnë për të kapur grimcat e pluhurit që mund të mbartin patogjenë. Lëkura ka një shtresë të jashtme të trashë, të përbërë nga qeliza të vdekura, të cilat përmbajnë një proteinë të quajtur keratinë, e cila shërben si pengesë për patogjenët. Kapitulli 10: Patogjenët dhe imuniteti
                                
   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141