Page 138 - Demo
P. 138


                                    130 BIOLOGJIA 10 - 11Shumë pak patogjenë janë të aftë ta infektojnë lëkurën e padëmtuar. Kur lëkura pritet, koagulat e gjakut e mbyllin plagën, e cila, jo vetëm që pengon humbjen e gjakut, por pengon edhe futjen e patogjenëve përmes së çarës.Pengesat kimikeShumë pjesë të trupit – duke përfshirë edhe veshjen e brendshme të gypit të tretjes dhe të sistemit të frymëshkëmbimit – prodhojnë mukus, i cili mund t’i kapë patogjenët. Në rrugët e frymëshkëmbimit, ciliet e nxjerrin mukusin në faring, ku ai mund të gëlltitet. Në stomak sekretohet acidi klorhidrik. Ky acid i fortë vret shumë baktere në ushqimet që hamë, si dhe ato që gëlltiten së bashku me me mukusin. Patogjenët që arrijnë të kalojnë këto pengesa mbrojtëse, zakonisht shkatërrohen nga qelizat e bardha të gjakut. Disa nga këto qeliza gëlltisin dhe tresin patogjenët me anë të fagocitozës (figura 9.22, në faqen 119), ndërsa të tjerat prodhojnë substanca të quajtura antitrupa, të cilat vrasin patogjenët. Vaksinimi kundër një sëmundjeje të caktuar ndihmon në prodhimin me shpejtësi të antitrupave nëse një person infektohet nga patogjeni që e shkakton atë.Higjiena e ushqimitHigjiena e mirë e ul mundësinë që dikush të sëmuret nga ushqimi i përgatitur. Shumica e helmimeve prej ushqimit shkaktohen nga bakteret, prandaj duhet të kuptojmë kushtet në të cilat rriten dhe riprodhohen bakteret.  Disa rregulla të thjeshta mund të na ndihmojnë, për të parandaluar helmimin nga ushqimet.1. Mbani bakteret dhe viruset larg ushqimeve. Lani gjithmonë duart përpara se të prekni ose të hani ushqim, apo përpara se t’i vendosni duart në gojë. Mbani flokët larg nga ushqimi. Njerëzit që punojnë në mjediset për përgatitjen e ushqimeve, shpesh veshin uniforma, të cilat mbulojnë veshjet e tyre (figura 10.6). Asnjëherë mos u kollitni ose mos teshtini mbi ushqim.Nëse lëkura dëmtohet, formohet një koagulë për të mbyllur plagën dhe për të ndaluar futjen e patogjenëve.Nëse nuhasim ose ndiejmë shije të keqe të ushqimit, nuk duhet ta hamë, sepse mund të sëmuremi.Mukusi në rrugët e frymëmarrjes i kap bakteret. Më pas, ato ngjiten në faring dhe gëlltiten, duke mos u lejuar të shkojnë në mushkëri.Stomaku përmban acid klorhidrik, i cili vret shumë baktere në ushqim.Figura 10.5 Pengesat e infektimit prej patogjenëveFigura 10.6 Përgatitja e ushqimit në kuzhinën e një spitali.
                                
   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142