Page 139 - Demo
P. 139


                                    1312. Mbani kafshët larg ushqimit. Kafshët mund të kenë më tepër baktere në trupin e tyre sesa njeriu, prandaj asnjëherë nuk duhen lejuar të prekin ushqimet. Disa janë tepër të rrezikshme. Mizat e shtëpisë kanë baktere të dëmshme në këmbët e tyre, duke qenë se prekin plehra, feçe ose kafshë të ngordhura. Për më tepër, kur ato prekin ushqimin, derdhin pështymën e tyre mbi të (figura 10.7). Edhe minjtëshpesh mbartin patogjenë. E mira është që ushqimi të mbulohet, në mënyrë që të mos preket nga mizat apo kafshët e tjera.3. Mos i mbani ushqimet në temperaturën e dhomës për një kohë të gjatë. Figura 10.8 tregon se si ndikohen nga temperatura, rritja dhe shumimi i baktereve. Edhe nëse ka pak baktere të dëmshme në një ushqim, ato mund të shumohen dhe të formojnë popullata të mëdha, nëse temperatura është e përshtatshme. Mbajtja e ushqimit në frigorifer ngadalëson rritjen e baktereve dhe gatimi në temperaturë të lartë vret shumicën dërrmuese të baktereve. Nëse një ushqim i gatuar më parë ringrohet, duhet që ai të nxehet në temperaturë të lartë.4. Mbani mishin e pagatuar larg ushqimit. Mishi i pagatuar përmban baktere, të cilat ngordhin nëse ushqimi gatuhet në temperaturë të lartë. Megjithatë, në qoftë se bakteret bien në kontakt me ushqime të tjera që mund të hahen të pagatuara, ato mund të rriten aty. Në çdo rast, ushqimet, si sallatat dhe perimet, të cilat hahen të pagatuara, duhet të lahen me ujë të pastër përpara se të hahen.Higjiena personaleHigjiena personale nënkupton mbajtjen pastër të trupit. Në këtë mënyrë mund të zvogëlohet rreziku i prekjes nga sëmundjet infektive. Ne e kemi parë tashmë se sa e rëndësishme është kjo gjatë përgatitjes së ushqimeve ose ngrënies së tyre. Lëkura e njeriut prodhon një vaj, i cili ndihmon për ta mbajtur atë elastike dhe për të mos u lagur nga uji. Nëse lëkura nuk lahet rregullisht, ky vaj mund të grumbullohet ashtu si edhe papastërtitë kur prekim sende të papastra (figura 10.9).Kur temperatura e trupit është e lartë, ne prodhojmë djersë nëpërmjet gjëndrave të djersës në lëkurë. Avullimi i ujit nga djersa ndihmon në mbajtjen e temperaturës së trupit konstante. Figura 10.7 Tezgë në një market në Indi. Mizat po ushqehen me ëmbëlsirën dhe me shumë mundësi po lënë baktere në të.Figura 10.8 Si ndikon temperatura te bakteret?sporet bakteriale vriten në 120°C për 15 minuta tenxherja me presionujë i vluartemperatura e trupittemperatura e dhomësfrigoriferi 4 °Cngrirësi −12 °Cshumica e baktereve në rritje vriten në temperatura mbi 65°Cshumica e baktereve rriten mirë në temperatura midis 10°C dhe 48°Cshumica e baktereve nuk shumohen në temperatura nën 1°C–100102030405060708090100110120°CKontroll njohurish10.1 Çfarë është patogjeni?10.2 Rendisni tri sëmundje të shkaktuara nga patogjenë.10.3 Përshkruani tri mënyra të transmetimit të një patogjeni nga një person në një tjetër.10.4 Tregoni katër mënyra me anë të të cilave trupi pengon futjen e patogjenëve. 10.5 Pse shefi i kuzhinës në figurën 10.6 ka veshur (a) një kapelë dhe (b) rroba të bardha.Kapitulli 10: Patogjenët dhe imuniteti
                                
   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143