Page 14 - Demo
P. 14
6 BIOLOGJIA 10 - 111.3 Mbretëritë e qenieve të gjalla KafshëtKafshët (figura 1.4) dallohen me lehtësi. Shumica e tyre, lëvizin në mënyrë aktive dhe gjuajnë për të siguruar ushqimin. Me ndihmën e mikroskopit mund të dallojmë se qelizat e tyre nuk kanë mur qelizor. Në të kaluarën, disa kafshë janë ngatërruar me bimët. Për një kohë të gjatë, anemonat e detit janë klasifikuar si bimë, për shkak se jetojnë si forma të ngulura dhe se tentakulat e tyre ngjajnë me petalet e luleve. Tashmë ne e dimë se ato janë kafshë. Karakteristikat:◆ shumëqelizore (trupi i tyre përbëhet nga shumë qeliza);◆ qelizat kanë bërthamë, por nuk kanë mur qelizor dhe kloroplaste;◆ ushqehen me substanca organike të prodhuara nga qenie të gjalla.Figura 1.4 Disa shembuj kafshësh.BimëtBimët me lule, të cilat përfshijnë shumë lloje pemësh, janë të njohura për ju. Këto bimë kanë gjethe, kërcell, rrënjë dhe lule (figura 1.5). Megjithatë, ekzistojnë edhe lloje të tjera bimësh, përfshirë fieret dhe myshqet, të cilat nuk kanë lule. Ajo që kanë të përbashkët të gjitha bimët është ngjyra e gjelbër, si pasojë e pranisë së një pigmenti të quajtur klorofil. Ky pigment përthith energjinë e dritës së diellit dhe bima mund ta përdorë këtë energji për të prodhuar sheqerna nëpërmjet procesit të fotosintezës.Meqenëse, ato nuk kanë nevojë të lëvizin përreth për të gjetur ushqim, bimët janë përshtatur të qëndrojnë në një vend. Forma e tyre, u mundëson të thithin sa më shumë energji diellore.Karakteristikat:◆ shumëqelizore; ◆ qelizat kanë bërthamë, dhe mur të përbërë nga celuloza; zakonisht përmbajnë kloropaste; ◆ prodhojnë lëndë organike me anë të fotosintezës për t'u ushqyer; ◆ kanë rrënjë, kërcell dhe gjethe. krimbi i tokësnjëqindkëmbëshpulëbardha kokëzezëFigura 1.5. Ndërtimi i bimës.luljafrutigjethjarrënjaTrastë bariu

