Page 140 - Demo
P. 140


                                    132 BIOLOGJIA 10 - 11Nëse vaji, papastërtitë dhe djersa mbeten në lëkurë për një kohë të gjatë, ato përbëjnë një terren të mirë ushqyes për bakteret. Ato mund të prodhojnë substanca që mbajnë erë jo të këndshme. Por këtë mund ta parandalojmë duke u larë rregullisht, duke përdorur sapun dhe shampo për largimin e yndyrave të lëkurës. Gjithashtu, edhe në gojë gjenden me miliona baktere. Shumica e tyre janë të dobishme. Por disa baktere mund të jenë shkaku i erës së keqe të gojës dhe i prishjes së dhëmbëve. Larja e dhëmbëve dy herë në ditë, si dhe përdorimi i një larësi të gojës, mund t’i mbajë këto baktere të dëmshme nën kontroll.Hedhja e mbeturinaveNe prodhojmë një sasi jashtëzakonisht të madhe mbeturinash çdo vit. Ushqimi i mbetur, kartonët dhe letrat e ambalazhit, gazetat dhe revistat, çantat plastike, pllakat e vjetra – çdo gjë me të cilën kemi mbaruar punë dhe nuk e përdorim më – hidhen në plehra.Figura 10.9 Të bëhesh me baltë, mund të jetë argëtuese, por më pas duhet të lahesh sa më mirë.Në shumë vende, këto mbeturina mblidhen dhe çohen në vendet e posaçme të grumbullimit të tyre. Këto janë vende që kanë hapësirë për hedhjen e mbeturinave. Në disa vende, nuk bëhet asgjë për t’i mbajtur të sigurta vendet e grumbullimit të mbeturinave. Të gjitha llojet e mbeturinave hidhen njëra mbi tjetrën. Mizat e shtëpisë, minjtë dhe qentë e rrugës, kërkojnë ushqim nëpër grumbujt e mbeturinave (figura 10.10). Bakteret ushqehen me mbeturinat ushqimore. Substanca të rrezikshme kimike depërtojnë nga grumbujt e mbeturinave dhe ndotin tokën dhe ujërat. Vendet e grumbullimit të mbeturinave mund të jenë të sigurta në qoftë se trajtohen si duhet. Figura 10.11 paraqet një vend të projektuar mirë për depozitimin e mbeturinave. Në një vend të tillë lejohen të sjellin mbeturina vetëm personat e autorizuar dhe këto kontrollohen përpara depozitimit, për t’u siguruar që nuk përmbajnë materiale të rrezikshme. Mbeturinat shtohen në shtresa dhe ngjishen për të zvogëluar hapësirën që zënë.Figura 10.10 Minjtë hanë mbeturina. Minjtë dhe mizat e shtëpisë, mund të mbartin baktere të dëmshme dhe mund të infektojnë njerëzit.Figura 10.11 Vend i posaçëm për depozitimin e mbeturinave.uji thithet me pompë dhe trajtohetveshja është e papërshkueshme nga uji dhe pengon kalimin e ndotësve në ujërat nëntokësorembulesë me barmbeturina të ngjeshuratuba që lejojnë daljen jashtë të gazeve, si metani
                                
   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144