Page 142 - Demo
P. 142
134 BIOLOGJIA 10 - 11Limfocitet janë pjesë e rëndësishme e sistemit imunitar. Mënyra se si ato u përgjigjen patogjenëve, duke prodhuar antitrupa, quhet përgjigje imunitare.Qelizat e kujtesësKur një limfocit formon një klon, jo të gjitha qelizat formojnë antitrupa. Disa prej tyre mbeten në gjak dhe në pjesë të tjera të trupit dhe jetojnë për një kohë të gjatë. Ato quhen qeliza të kujtesës. Në qoftë se i njëjti patogjen futet në trup, këto qeliza të kujtesës janë gati për ta pritur atë. Ato e vrasin patogjenin përpara se të formojë një popullatë të madhe e të dëmtojë organizmin. Në këtë rast themi që ky person është bërë imun ndaj këtij patogjeni. Figura 10.13 tregon se si ndryshojnë në trup numri i baktereve dhe i antitrupave pas infektimit me një patogjen që sistemi imunitar nuk e ka takuar më parë, si dhe kur i njëjti patogjen shkakton një infeksion për herë të dytë. VaksinimiNë shumë vende të botës, fëmijët vaksinohen në mosha të ndryshme gjatë rritjes. Vaksinat i imunizojnë fëmijët kundër sëmundjeve të shkaktuara nga patogjenët. Të rriturit gjithashtu mund të vaksinohen nëse janë në rrezik për infektim nga patogjenë të caktuar.Figura 10.12 Si u përgjigjen limfocitet antigjenëve?1 Një limfocit bie në kontakt me antigjenët që përputhen në formë me antitrupat që mund të prodhojë.2 Limfociti ndahet për të formuar qeliza identike.4 Antitrupat lidhen me antigjenët dhe i shkatërrojnë ata.3 Limfocitet sekretojnë antitrupat.Infeksioni i parë me një tip të veçantë bakterisasiabakteret antitrupatDitët pas ngrënies së ushqimit të infektuar0 1 2 3 4Infeksioni i dytë me të njëjtin tip bakteribakteretantitrupatsasiaDitët pas ngrënies së ushqimit të infektuar0 1 2 3 4Figura 10.13 Ndryshimet në sasinë e antitrupave dhe në numrin e baktereve pas një infeksioni të parë dhe pas një të dyti.Kontroll njohurish10.9 Shpjegoni përse sasia e antitrupave nuk fillon të rritet menjëherë pas infeksionit të parë.10.10 Përshkruani dhe shpjegoni çfarë ndodh me numrin e baktereve herën e dytë që një person bie në kontakt me to.10.11 Shpjegoni çfarë do të ndodhë në qoftë se një person infektohet me një lloj tjetër bakteri, pas një përgjigjeje imunitare si ajo në figurën 10.13.

