Page 143 - Demo
P. 143
135Një vaksinë përmban baktere ose viruse, të dobësuara ose të vdekura, që normalisht shkaktojnë sëmundje. Këta patogjenë kanë të njëjtët antigjenë si “normalët”, por nuk janë në gjendje të shkaktojnë sëmundje. Kur këta patogjenë futen në trup, ata njihen nga limfocitet, të cilat prodhojnë antitrupa, që lidhen fort me antigjenët përkatës. Këto limfocite shumohen dhe prodhojnë antitrupa njësoj si do të vepronin pas një infeksioni “të vërtetë”. Ato formojnë edhe qelizat e kujtesës, të cilat sigurojnë imunitetin afatgjatë. Kështu, nëse viruset ose bakteret “normale” futen në trup, ato sulmohen dhe shkatërrohen menjëherë.Imuniteti aktiv dhe pasivNjë person ka imunitet aktiv ndaj një sëmundjeje nëse ka krijuar antitrupat e vet dhe qelizat e kujtesës që e mbrojnë prej saj. Këto qeliza të kujtesës mund të jetojnë në trup për shumë vite.Ne mund të formojmë imunitet aktiv:◆ duke u prekur nga një sëmundje dhe duke e kaluar atë;◆ duke u vaksinuar me patogjenë të dobësuar.Një person ka imunitet pasiv ndaj një sëmundjeje nëse në trupin e tij janë futur antitrupa që janë prodhuar nga një organizëm tjetër (figura 10.14). Foshnjat e fitojnë imunitetin pasiv nëpërmjet ushqyerjes me gji. Qumështi i gjirit përmban antitrupa të nënës, të cilët kalojnë edhe te foshnja. Kjo është e dobishme, sepse sistemi imunitar i një foshnje nuk është zhvilluar mirë dhe antitrupat e nënës mund ta mbrojnë atë kundër çdo sëmundjeje ndaj së cilës vetë nëna është imune. Një mënyrë tjetër për të fituar imunitet pasiv, është duke injektuar antitrupa që janë formuar në një organizëm tjetër. Për shembull, në qoftë se një person kafshohet nga një kafshë që mund të ketë sëmundjen e tërbimit, atij i injektohen antitrupa kundër virusit të tërbimit. Këta antitrupa mund ta shkatërrojnë virusin menjëherë, ndërkohë që trupit i duhet një kohë e gjatë për të formuar antitrupat e tij dhe personi mund të mos mbijetojë. Imuniteti aktiv mund të zgjasë në kohë. Në disa raste, ai mund të zgjasë për gjithë jetën. Ndërsa, imuniteti pasiv zgjat vetëm për një kohë të shkurtër, sepse antitrupat shkatërrohen. Në këtë rast nuk nxitet asnjë limfocit që të formojë një klon të vetes. Trupi nuk ka formuar qeliza të kujtesës, kështu që çdo infeksion do të trajtohet si një infeksion për herë të parë.Koncepte kyçeimunitet aktiv – mbrojtje kundër një patogjeni në saje të prodhimit në trup të antitrupave;imunitet pasiv – mbrojtje afatshkurtër kundër një patogjeni në saje të antitrupave të marrë nga një individ tjetër, si p.sh, nga nëna te foshnja.Figura 10.14 Metodat e fitimit të imunitetit aktiv dhe pasiv.Imuniteti aktivImuniteti aktiv zhvillohet pas kontaktit me patogjenët në brendësi të trupitImuniteti pasivImuniteti pasiv sigurohet nga antitrupat e formuar në një trup tjetër.në një infeksionantitrupat nga nëna në qumështin e gjirit ose përmes placentës gjatë shtatzënisëduke injektuar patogjenë të gjallë ose jo të gjallëinjektimi i antitrupaveKapitulli 10: Patogjenët dhe imuniteti

