Page 144 - Demo
P. 144


                                    136 BIOLOGJIA 10 - 11Kontrolli i sëmundjeve me anë të vaksinimitLija është një sëmundje serioze, e cila shkaktohet nga një virus. Ajo transmetohet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë. Në qoftë se një njeri i mbijeton lisë, lëkura e tij në shumicën e rasteve mbetet me shenja, si dhe ekziston mundësia të mbetet i verbër.Në vitin 1956, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) filloi një fushatë për të çrrënjosur sëmundjen e lisë. Për këtë u ngritën sisteme për të vaksinuar sa më shumë njerëz në të gjithë botën. Fushata pati sukses. U vaksinua më shumë se 80% e popullsisë së botës rrezikohej për t’u prekur nga sëmundja. Rasti i fundit me li është regjistruar në vitin 1977, në Somali. Në vitin 1980, pasi kaluan tre vjet pa asnjë rast, OBSH-ja deklaroi se lija ishte zhdukur.Sot bëhen përpjekje për të zhdukur një tjetër sëmundje serioze të shkaktuar nga një virus, poliomieliti (ose shkurt polio) (figura 10.15). Poliomieliti shkakton te shumë njerëz paralizë të përhershme të pjesëve të trupit. Zhdukja e këtij virusi rezulton problematike, pasi në vende të ndryshme ka një lloj rezistence për vaksinimin e fëmijëve. Tani, poliomieliti është shumë i rrallë në pjesën më të madhe të botës, por ekzistojnë ende raste në Nigeri dhe në Pakistan.Kontrolli i sëmundjeve infektive mbështetet në vaksinimin e fëmijëve. Për shembull, në shumë vende, fëmijët vaksinohen kundër fruthit, një tjetër sëmundje e shkaktuar nga një virus. Fruthi përhapet nëpërmjet ajrit. Ai shkakton skuqje të lëkurës dhe temperaturë, si dhe mund të pasohet nga ndërlikime të rënda, si verbëria dhe dëmtimi i trurit. Figura 10.15 Fëmijë indian i është vaksinuar kundër poliomielitit. Vaksina e poliomielitit është e pazakontë, sepse mund të jepet nga goja dhe nuk bëhet me injeksion.Figura 10.16 Numri i rasteve me fruth në SHBA përpara dhe pas futjes së vaksinimit.01944 1954 1964 1974Viti1984 1994 2004200400600800Rastet/mijëLicencimi i vaksinës
                                
   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147   148