Page 146 - Demo
P. 146


                                    138 BIOLOGJIA 10 - 11Ju duhet të dini:◆ ç'janë patogjenët dhe sëmundjet infektive;◆ metodat e të drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta me anë të të cilave mund të transmetohen patogjenët;◆ pengesat mekanike dhe kimike që pengojnë futjen e patogjenëve në trup;◆ se si higjiena e ushqimit dhe higjiena personale mund të zvogëlojnë rrezikun e infeksionit; ◆ rëndësinë e grumbullimit të duhur të mbeturinave dhe të trajtimit të ujërave të zeza;◆ ç'janë antitrupat dhe si veprojnë ata;◆ çështë vaksinimi dhe se si funksionon ai;◆ ç'është imuniteti aktiv dhe pasiv;◆ se si vaksinimi mund të kontrollojë sëmundjet infektive në popullatë;◆ si shkaktohet diabeti i tipit 1.PërmbledhjeVlerësim njohurish1. Kopjoni dhe plotësoni fjalitë e mëposhtme.Një mikroorganizëm që shkakton një sëmundje në një person quhet ................. Disa tipa bakteresh, ..............., ...................... dhe ................... janë patogjenë. Disa patogjenë mund të futen në trup përmes ushqimit dhe pijeve. Stomaku prodhon .............. .............. që ndihmon të shkatërrojë patogjenët. Lëkura ka një shtresë të trashë prej .............., që ndalon shumicën e patogjenëve të futen në të. Megjithatë, në qoftë se lëkura pritet, patogjenët mund të futen në gjak. Gjaku ............... ndihmon për ta parandaluar këtë. Shumë nga patogjenët që janë të pranishëm në ajrin që thithim nuk arrijnë të futen në mushkëri, sepse mbeten në .................. ngjitës në rrugët e frymëmarrjes. 2. Kombinoni secilin nga termat e mëposhtëm me përshkrimin e duhur. Mund ta përdorni një term dy herë: imunitet aktiv antitrup antigjenë qeliza të kujtesësimunitet pasiv limfocite fagocitea) rezistencë ndaj infeksionit nga një patogjen i veçantë, i cili fitohet pasi sëmundja ka kaluar ose nga injektimi i një patogjeni të dobësuar;b) rezistencë ndaj infeksionit nga një patogjen i veçantë, i cili fitohet duke marrë  antitrupa nga një organizëm tjetër;c) lëndë kimike (molekula) në sipërfaqen e një patogjeni, të cilat njihen nga limfocitet si  të huaja;d) lloj i qelizave të bardha të gjakut që gëlltit dhe tret bakteret;e) lloj qelizash të bardha të gjakut që prodhojnë antitrupa;f) qelizë që jeton gjatë e prodhuar nga ndarja e limfociteve të aktivizuara;g) tip imuniteti që zgjat në kohë;h) proteinë e prodhuar nga limfocitet, të cilat lidhen me një antigjen specifik.3. Është kryer një studim në lidhje me ndryshimet në përqendrimin e molekulave të antitrupave në gjakun e dy personave. Individi R kishte imunitet pasiv, ndërsa individi S kishte imunitet aktiv. Përqendrimi i molekulave të antitrupave në gjakun e tyre është paraqitur në grafik.
                                
   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150