Page 147 - Demo
P. 147
13900 30koha/ditë momenti i injeksionit60 90 12050100Përqendrimi i molekulave të antitrupave në gjak/njësi arbitrareindividi Rindividi Sa) i. Përkufizoni termin antitrup. ii. Shpjegoni përse përqendrimi i molekulave të antitrupit të treguar në grafik bie në zero tek individi R në ditën e 90-të. iii. Shpjegoni përse përqendrimi i molekulave të antitrupit të treguar në grafik bie në zero tek individi S dhe nuk fillon të rritet deri ditën e 10-të pas injeksionit.b) Qumështi i gjirit përmban antitrupa, të cilët përthithen nga foshnja. Antitrupat i japin foshnjës imunitet ndaj sëmundjeve për të cilat nëna është imune. Tregoni tipin e imunitetit që fiton foshnja si rezultat i përthithjes së antitrupave të nënës.4. Këto pyetje janë në lidhje me grafikun në figurën 10.16.a) Përshkruani numrin e rasteve me fruth në SHBA midis viteve 1944 dhe 1964.b) Shpjegoni arsyet për rezultatin që keni dhënë në përgjigjen a.c) Përshkruani efektin e vaksinimit në numrin e rasteve me fruth.d) Shpjegoni përse vaksinimi i afërsisht 90% të popullsisë mund të mbrojë 100% të popullsisë nga një sëmundje infektive.5. a) Kopjoni dhe plotësoni tabelën për të treguar tipin e imunitetit – aktiv ose pasiv – që fitohet me secilën nga metodat. b) Një punonjësi iu kërkua të shkonte menjëherë në një rajon ku kishte ndodhur një fatkeqësi. Aty, rreziku për të rënë në kontakt me patogjenët, të cilët shkaktojnë sëmundje serioze, ishte i lartë. Mjeku i rekomandoi që, përpara udhëtimit, të injektonte antitrupa, dhe jo të bënte vaksina. Shpjegoni përse mjeku i dha këtë këshillë punonjësit.Metoda Tipi i imunitetitPrekja nga një sëmundje dhe shërimi prej sajUshqyerja e një foshnje me qumësht gjiriInjektimi në trup i antitrupaveVaksinimi për fruthin në fëmijëriKapitulli 10: Patogjenët dhe imuniteti

