Page 148 - Demo
P. 148
140 BIOLOGJIA 10 - 11Zinxhirët ushqimorë fosilëRreth 250 milionë vjet më parë, në Tokë ka ekzistuar një superkontinent, i quajtur Pangjea. Qendra e kësaj mase të madhe kontinentale gjendej shumë larg detit dhe, për këtë arsye, edhe reshjet e shiut në këtë zonë ishin shumë të rralla. Kur pllakat tektonike, të cilat përbëjnë koren e Tokës, u ndanë nga njëra-tjetra, Pangjea u copëtua. Disa prej zonave qendrore të Pangjesë sot përfshihen në territorin e Rusisë. Duke u bazuar në fosilet e gjetura në këtë zonë, ne mund të mësojmë diçka rreth kafshëve, që kanë jetuar aty. Nga këto të dhëna dimë se në këtë territor kanë ekzistuar kafshë barngrënëse (herbivore), të cilat janë ushqyer me bimë, si edhe kafshë mishngrënëse (karnivore), që ushqeheshin me barngrënës. Këto përfundime i nxjerrim nga analiza e mbetjeve fosile. Për shembull, nëse një kafshë ka dhëmbë të gjerë, të sheshtë, të pajisur me hulli, na bën të mendojmë se kemi të bëjmë me një kafshë, që ushqehet me bimë. Nëse dhëmbët e kafshës janë me majë dhe të mprehtë, kjo na shtyn të mendojmë se ajo është ushqyer me kafshë të tjera. Të gjesh me saktësi se me çfarë është ushqyer çdo lloj, i cili ka ekzistuar miliona vite më parë, nuk është gjithmonë e thjeshtë, ndaj ne sot vetëm mund të hamendësojmë bazuar në të dhënat që kemi se si kanë qenë ndërtuar zinxhirët dhe rrjetat ushqimore rreth 250 milionë vjet më parë në këtë pjesë të botës.Ekziston mundësia, që një mishngrënës i emërtuar Inostrancevia, të jetë ushqyer me një lloj barngrënësi, që e quajmë Scutosaurus (figura 11.1). Fosile të të dy dinozaurëve janë gjetur në zona të afërta dhe i përkasin së njëjtës periudhë. Ne mund të supozojmë që këto dy kafshë kanë qenë pjesë e të njëjtit zinxhir ushqimor, duke u bazuar se si është i ndërtuar një zinxhir ushqimor sot.11 Organizmat dhe mjedisi ◆ zinxhirët dhe rrjetat ushqimore;◆ eficiencën e transferimit të energjisë në zinxhirët ushqimorë;◆ piramidat e numrit të individëve;◆ piramidat e biomasës;◆ ciklin e karbonit dhe të ujit;◆ ciklin e azotit; ◆ popullatat dhe faktorët që ndikojnë mbi to.Figura 11.1 Është e mundur, që grabitqari Inostrancevia të ketë përdorur si ushqim barngrënësin me koracë të gjinisë Scutosaurus.Në këtë kapitull, nxënësi/ja njihet me:

