Page 149 - Demo
P. 149
14111.1 EkologjiNjë nga rrugët më të rëndësishme të studimit të qenieve të gjalla është studimi i tyre në mjedisin, ku ato jetojnë. Kafshët dhe bimët nuk jetojnë në gjendje të izoluar. Ato ndikohen nga mjedisi në të cilin jetojnë. Dega e shkencës së biologjisë, e cila merret me studimin e bashkëveprimit midis organizmave dhe mjedisit ku ato jetojnë, quhet ekologji.Ekzistojnë shumë terma në ekologji me të cilat është e nevojshme të njihemi. Hapësira në të cilën jeton një organizëm quhet habitat. Për shembull, habitati i një fulterëze (larva e një amfibi) është një pellg me ujë. Në një pellg me ujë mund të gjenden shumë larva të tilla, të cilat formojnë popullatën e fulterëzave të këtij pellgu. Një popullatë është një grup individësh të të njëjtit lloj, të cilët jetojnë në të njëjtën zonë, në të njëjtën kohë. Por fulterëzat nuk janë i vetmi lloj që jeton në pellg. Përveç tyre, në të gjenden edhe shumë lloje të tjera kafshësh e bimësh, të cilat formojnë komunitetin e pellgut. Një komunitet është tërësia e organizmave të llojeve të ndryshme, të cilët jetojnë në të njëjtin habitat. Organizmat e gjallë në një pellg, uji, gurët dhe balta në fundin e tij formojnë së bashku një ekosistem. Figura 11.2 Një pellg dhe banorët e tij – shembull i një ekosistemi.Pellgu dhe banorët e tij formojnë një ekosistem.Të gjithë individët e një lloji formojnë një popullatë.Pellgu është një habitat.Të gjithë banorët e tij formojnë një komunitetEkosistemi përbëhet nga komuniteti dhe mjedisi (figura 11.2).Brenda një ekosistemi, çdo qenie e gjallë jeton dhe luan rolin e saj. Mënyra se si e jeton jetën e tij një organizëm në një ekosistem quhet nish. Fulterëzat, për shembull, hanë alga dhe fara të ndryshme në pellg; ato jashtëqitin amoniak në ujë; gjatë frymëthithjes dhe frymënxjerrjes marrin oksigjenin nga uji dhe nxjerrin në të dioksidin e karbonit. Të gjitha këto veprime na ndihmojnë për të kuptuar rolin e fulterëzave ose nishin e tyre në ekosistem.Koncepte kyçepopullatë – grup individësh të të njëjtit lloj, që jetojnë në të njëjtin territor në të njëjtën kohë;ekosistem – njësi që përfshin organizmat dhe mjedisin e tyre, si dhe bashkëveprimet midis tyre në këtë hapësirë të dhënë;komunitet – të gjitha popullatat e llojeve të ndryshme në një ekosistem.Kapitulli 11: Organizmat dhe mjedisi

