Page 15 - Demo
P. 15
7Kontroll njohurish1.2 Fotografia më poshtë tregon një anemonë deti. a) Shpjegoni pse njerëzit për shumë kohë kanë menduar se anemonat e detit ishin bimë.b) Shpjegoni se si mund të vërtetojmë, duke përdorur mikoskopin, se anemonat janë kafshë.1.3 Fotografia më poshtë paraqet një bimë të quajtur barmëlçie. Kjo bimë nuk kanë rrënjë apo gjethe të mirëfillta, si dhe nuk ka lule. Shpjegoni pse ky lloj i takon mbretërisë së bimëve.sporangiumi përmban sporeFigura 1.6 Disa lloje kërpudhash.hifet anësorehifetbukaMyku i bukëslamelat ku vendosen sporetkapelamiceliKërpudhë e ngrënshmeKërpudhat kanë përdorime të ndryshme. Ato përdoren për t'u ngrënë. Kërpudhat (majatë) mund të përdoren për të prodhuar alkoolin dhe bukën, apo për përfitimin e antibiotikëve, si penicilina. Megjithatë disa kërpudha janë të dëmshme. Disa prej tyre shkaktojnë prishjen e ushqimeve, ndërsa lloje të tjera shkaktojnë sëmundje si myku i lëkurës dhe ai i thonjve. Kërpudhat nuk përmbajnë klorofil, kështu që nuk e kryejnë procesin e fotosintezës. Ato ushqehen në mënyrë saprofite, ose parazite me material organik, si jashtëqitjet, ushqimet ose me bimë të kalbura e kafshë të ngordhura.Karakteristikat:◆ kanë forma shumëqelizore;◆ qelizat e tyre kanë bërthamë;◆ qeliza është e pajisur me mur qelizor, i cili nuk përbëhet nga celuloza;◆ nuk përmbajnë klorofil;◆ ushqehen si saprofite ose parazite.KërpudhatPër shumë kohë, kërpudhat janë klasifikuar si bimë. Megjithatë, ne e dimë se ato ndryshojnë nga bimët,dhe formojnë një mbretëri më vete. Figura 1.6 tregon tiparet karakteristike të kërpudhave. Kapitulli 1: Klasifikimi

