Page 150 - Demo
P. 150
142 BIOLOGJIA 10 - 11Koncepte kyçezinxhir ushqimor – skemë, e cila fillon me një prodhues dhe tregon rrjedhjen e energjisë nga një organizëm te tjetri;rrjetë ushqimore – rrjetë lidhjesh mes zinxhirëve ushqimorë.Kontroll njohurish11.1 Çfarë është ekologjia?11.2 Çfarë është një popullatë?11.3 Jepni dy shembuj të një ekosistemi të ndryshëm nga pellgu.11.2 Rrjedha e energjisëTë gjithë organizmat kanë nevojë për energji. Ata e sigurojnë energjinë që u nevojitet nëpërmjet ushqimit dhe frymëmarrjes. E gjithë energjia në një ekosistem e ka origjinën nga Dielli. Një pjesë e energjisë së Diellit kapet nga bimët, të cilat e përdorin atë për të prodhuar ushqim në formën e glukozës, amidonit dhe substancave të tjera organike, si yndyrat dhe proteinat. Këto substanca përmbajnë energjinë e siguruar nga Dielli në formën e lidhjeve kimike. Kur bima ka nevojë për energji, ajo e shpërbën me anë të frymëmarrjes një pjesë të këtij ushqimi. Kafshët e marrin ushqimin, duke u ushqyer me bimë ose me kafshë që janë ushqyer me bimë. Rruga në të cilën energjia kimike e ushqimit kalon nga bimët tek kafshët dhe më pas nga kafshët tek kafshët e tjera, quhet zinxhir ushqimor. Figura 11.3 tregon një shembull të një zinxhiri ushqimor. Shumë zinxhirë ushqimorë kanë lidhje me njëri-tjetrin e kështu të gjithë së bashku formojnë një rrjetë ushqimore. Figura 11.4tregon një shembull të një rrjete ushqimore.Prodhuesit dhe konsumatorëtÇdo zinxhir ushqimor fillon me bimët e gjelbra, pasi vetëm ato mund ta kapin energjinë diellore. Bimët quhen prodhuese, sepse ato prodhojnë ushqimin. Figura 11.4 Një rrjetë ushqimore.mace e egërskifterketër hardhucëmaterial bimor (gjethe, kërcej, fara)karkaleclarvëshpend insektengrënësbimë – prodhuesit parësorë karkaleci – konsumatorët parësorë shpend insektengrënës – konsumatorët dytësorëFigura 11.3 Një zinxhir ushqimor.

