Page 151 - Demo
P. 151


                                    143grasshoppersfiycatchersplantsEach level in the pyramid is called a trophic level.The size of each level represents the numbers of organisms feeding at that level.Trophic level3 secondary consumers2 primary consumers1 primary producersKafshët janë konsumatorë. Një kafshë, e cila ushqehet me bimë është konsumator parësor, pasi është konsumatori i parë në një zinxhir ushqimor. Një kafshë që ushqehet me kafshë të tjera është konsumator dytësor, dhe kështu nga hallka në hallkë në zinxhirin ushqimor. Konsumatorët e rendit të parë quhen barngrënës ose herbivorë, ndërsa konsumatorët e rendeve më të larta quhen mishngrënës ose karnivorë. Nëse do të numëronim numrin e individëve në një hallkë të caktuar të një zinxhiri ushqimor, do të kuptonim se ka më shumë bimë se kafshë dhe po ashtu ka më shumë barngrënës se mishngrënës. Ne mund ta paraqesim këtë nëpërmjet një grafiku që njihet si piramida e numrave(figura 11.5). Në këtë piramidë, përmasa e çdo blloku përbërës paraqet numrin e individëve në secilën prej hallkave të një zinxhiri ushqimor. Humbja e energjisëNdërkohë që energjia kalon nga një hallkë e zinxhirit ushqimor tek tjetra një pjesë e saj humbet në mjedis. Kjo ndodh në shumë mënyra. ◆ Kur një organizëm përdor ushqimin përmes procesit të frymëmarrjes, një pjesë e energjisë së ushqimit humbet në formën e nxehtësisë, që çlirohet në mjedis.◆ Kur një organizëm ushqehet me një tjetër, ai asnjëherë nuk mund ta konsumojë të gjithë gjahun. Për shembull, karkaleci në zinxhirin ushqimor të figurës 11.3 mund t'i konsumojë pothuajse të gjitha pjesët e bimës, por nuk mund të konsumojë rrënjët e saj. Në këtë mënyrë, energjia e depozituar te bima nuk transferohet e gjitha tek karkaleci. Kur një kafshë përdor një kafshë tjetër si ushqim, enzimat në aparatin e saj tretës përpunojnë pothuajse pjesën më të madhe të molekulave përbërëse të ushqimit, duke i shndërruar ato në molekula më të vogla, të cilat, më pas, mund të përthithen. Por jo të gjitha molekulat, që përmban ushqimi mund të Koncepte kyçeprodhues – organizëm që i prodhon vetë përbërësit organikë, duke përdorur me anë të procesit të fotosintezës energjinë, që zakonisht vjen nga Dielli;konsumator – organizëm që e siguron energjinë duke u ushqyer me organizma të tjerë;barngrënës (herbivor) – kafshë që e siguron energjinë duke u ushqyer me bimë;mishngrënës (karnivor) – kafshë që e siguron energjinë duke u ushqyer me kafshë të tjera;nivel trofik – pozicionimi i një organizmi në një zinxhir ushqimor, rrjetë ushqimore, ose piramidë të biomasës së individëve.treten dhe përthithen, prandaj një pjesë largohen pa u përdorur në formën e feçeve. Edhe feçet përmbajnë një pjesë të energjisë, e cila humbet te zinxhirët ushqimorë.Kjo do të thotë se sa më shumë të zhvendosemi përgjatë një zinxhiri ushqimor, aq më e vogël do të jetë sasia e energjisë e disponueshme për çdo grup organizmash të rendit pasardhës (figura 11.6). Bimët përfitojnë shumë energji nga Dielli, por vetëm një pjesë e kësaj energjie mund të përthithet nga karkaleci dhe, më pas vetëm një pjesë e saj mund të përfitohet nga shpendi insektengrënës. Kjo shpjegon përse grabitqarët janë shumë më të pakët në numër sesa barngrënësit dhe pse ka shumë herë më tepër bimë sesa kafshë në një ekosistem.Nivelet trofikeNë figurën 11.5, numri i organizmave në një zinxhir ushqimor tregohet në formën e një piramide. Secili nivel i piramidës quhet nivel trofik (“trofik” do të thotë ushqimor).Kjo piramidë ka këtë formë pasi duke u ngjitur nga një nivel trofik në tjetrin ka më pak energji të përdorshme. Si pasojë nga një nivel trofik në tjetrin gjendet një numër më i vogël organizmash. Kjo humbje energjie kufizon gjatësinë e një zinxhiri ushqimor. Në një zinxhir ushqimor rrallë gjenden më tepër se pesë nivele trofike pasi nuk ka energji të mjaftueshme për të mbështetur ekzistencën e nivelit të gjashtë. Shumë lloje ushqehen në më shumë se një nivel trofik. Merrni për shembull veten tuaj, ju jeni konsumatorë parësorë, kur ushqeheni me fruta e perime dhe dytësorë kur ushqeheni me mish apo me qumësht dhe, së fundmi, konsumatorë tretësorë kur ushqeheni me peshq.Figura 11.5 Piramida e numrave.Çdo nivel i kësaj piramide quhet nivel trofik. Madhësia e çdo niveli përfaqëson numrin e organizmave që ushqehen në të.Nivelet trofike3 konsumatorët dytësorë2 konsumatorët parësorë1 prodhuesitshpendë insektengrënëskarkalecabimëKapitulli 11: Organizmat dhe mjedisi
                                
   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155