Page 153 - Demo
P. 153


                                    145Veprimtari praktike 11.2Studimi i preferencave ushqimore të kërmijve golashëçdo gjethe mbani shënim sasinë e dëmtimit. Nuk ka dëmtim 0Gjethe të prekura 1Të ngrëna më pak se gjysma 2Të ngrëna më shumë se gjysma 3Gjethe të ngrëna plotësisht 48. Shtoni rezultatet për secilin lloj gjetheje. Ndërtoni një histogramë ose një grafik për të paraqitur rezultatet. Kontroll njohurishA1 Cila është bima që pëlqen kafsha juaj? A2 A mund të tregoni nga të dhënat që keni, përse kafsha juaj pëlqen këtë lloj bime?A3 Pse gjethet e padëmtuara duhet të jenë pjesë e eksperimentit?A4 Pse gjethet përdoren në çift dhe jo një nga një?A5 A mendoni se do të ishte më mirë që gjethet t’i ishin dhënë kafshës të gjitha në një kohë?AftësitëA3 Vëzhgim, matje dhe regjistrimA4 Interpretimi dhe vlerësimi i vëzhgimeve dhe të dhënave1. Grumbulloni 12 kërmij golashë ose barngrënës të tjerë të vegjël të të njëjtit lloj.2. Grumbulloni gjethe nga 4 bimë të ndryshme që rriten në të njëjtin territor.3. Përcaktoni bimët dhe emërtojini ato A, B, C dhe D.4. Vendosni në çift gjethet e padëmtuara në 6 kavanoza si më poshtë: A dhe B B dhe C A dhe C B dhe D A dhe D C dhe DVendosuni kavanozave etiketa që tregojnë përmbajtjen e tyre.5. Në çdo kavanoz shtoni dy kafshë dhe mbulojini me kapak.6. Ditën në vazhdim, hiqni kafshët dhe ekzaminoni gjethet.7. Paraqisni rezultatet në formën e një tabele. Për Eficienca e energjisëNë bujqësi është e rëndësishme të kuptohet se si kalon energjia përgjatë një zinxhiri ushqimor. Ne mund të ushqehemi me një shumëllojshmëri ushqimesh dhe po ashtu, ne ushqehemi në nivele të ndryshme trofike. Po cili është lloji me eficient i ushqimit për një bujk për ta rritur atë? Po të mendojmë në mënyrë kritike do ta kuptonim se sa më afër fillimit të një zinxhiri ushqimor të jetë ushqimi, aq më shumë energji gjendet në dispozicionin tonë. Kjo është arsyeja pse lëndët ushqimore si gruri, orizi dhe patatet janë të gjitha bimë. Kur ushqehemi me mish, vezë ose djathë, apo kur pimë qumësht, ne ushqehemi me ushqime, që u përkasin hallkave të zinxhirëve ushqimorë jofillestarë. Në këto ushqime ka më pak energji për ne nga energjia fillestare e furnizuar nga Dielli. Në parim duhet të jetë më mirë që të ushqehesh me bar sesa të hash bagëtinë. Pavarësisht se gjendet më tepër energji në bar sesa te bagëtitë, bari nuk mund të konsumohet prej nesh. Ne nuk mund ta tresim celulozën e barit, kështu që nuk mund të marrim energji prej tij. Ndërsa bagëtitë mund ta shndërrojnë energjinë e celulozës në energji të proteinave e yndyrave, të cilat ne mund t’i tresim. Megjithatë ka shumë bimë, të cilat mund t’i konsumojmë. Bima e sojës, për shembull, përmban një sasi të madhe proteinash, të cilat treten më lehtë se proteinat shtazore. Ndryshimi i regjimit ushqimor të racës njerëzore drejt shndërrimit të saj në vegjetariane, do të mundësonte që me mbjelljen e drithërave të duhura të mund të kishim më tepër ushqim në Tokë.Kontroll njohurish11.4 Nga e ka burimin energjia që zotërojnë organizmat e gjallë?11.5 Paraqisni me shkrim një zinxhir ushqimor, i cili: a) përfundon me njeriun si hallka e fundit e tij, b)gjendet në det dhe c) ka gjashtë hallka përbërëse.11.6 Pse bimët e gjelbra quhen prodhues?11.7 Pse nuk ka më shumë se 5 hallka në një zinxhir ushqimor?Kapitulli 11: Organizmat dhe mjedisi
                                
   147   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157