Page 154 - Demo
P. 154


                                    146 BIOLOGJIA 10 - 1111.3 Cikli i lëndëve ushqyeseDekompozuesitNjëri nga grupet më të rëndësishme të organizmave që duhet studiuar në një ekosistem, është ai i dekompozuesve. Ata ushqehen me mbetjet me origjinë bimore dhe shtazore, si dhe me trupat e vdekur të bimëve dhe kafshëve. Shumë lloje dekompozuesve u përkasin baktereve dhe kërpudhave. Dekompozuesit kanë rëndësi të madhe, pasi ata çlirojnë, nga organizmat e vdekur, lëndë, që të mund të përdoren përsëri nga organizmat e gjallë. Dy nga këto substanca janë karboni dhe azoti.Cikli i karbonitKarboni është një nga përbërësit më të rëndësishëm të botës së gjallë, sepse ai është pjesë thelbësore e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave. Figura 11.9 tregon se si karboni qarkullon në ekosistem. Ajri përmban rreth 0,04% dioksid karboni. Kur bimët kryejnë fotosintezën, atomet e karbonit të dioksidit të karbonit bëhen pjesë e glukozës ose e molekulave të amidonit të bimëve. Koncepte kyçedekompozues – organizëm që e merr energjinë nga materialet e vdekura, ose nga mbetjet organike.Një pjesë e glukozës përdoret më pas nga bima gjatë procesit të frymëmarrjes qelizore. Karboni, i cili është pjesë e molekulës së glukozës, shndërrohet në molekula të dioksidit të karbonit, të cilat rikthehen në ajër.Një pjesë e karbonit të depozituar në indet bimore merret nga kafshët kur ato konsumojnë bimët si ushqim. Edhe kafshët kryejnë frymëmarrje qelizore duke duke e rikthyer karbonin në ajër në formën e dioksidit të karbonit. Kur bimët dhe kafshët vdesin, me trupat e tyre ushqehen dekompozuesit. Kur ata kryejnë procesin e frymëmarrjes qelizore, ata çlirojnë në ajër karbonin në formën e dioksidit të karbonit. Mënyrat se si veprimtaritë njerëzore si shpyllëzimi dhe djegia e karburanteve fosile mund të ndikojnë në ciklin e karbonit, përshkruhen në faqet 299–301.Figura 11.9 Cikli i karbonit.dioksid karboni në ajërkomponime karboni tek kafshëtkomponime karboni në karburantin fosilurinë, feçe, vdekje vdekje dhe nënshtrim ndaj trysnisë dhe temperaturave të lartanaftëqymyrgazfrymëmarrjefrymëmarrjeushqimfotosintezëdjegiedjegiekomponime karboni te bimëtkomponome të karbonit në mikroorganizma dhe dekompozues të tjerë në tokë
                                
   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158