Page 155 - Demo
P. 155
147Cikli i azotitPër të prodhuar proteina, organizmave të gjallë u nevojiten azot. Azoti gjendet me shumicë kudo rrotull nesh. Ajri përbëhet nga rreth 78% azot i gaztë. Molekulat e azotit, me formulë kimike N2, përbëhen nga dy atome azoti të lidhura me njëri-tjetrin. Këto molekula janë inerte, që do të thotë se nuk bashkëveprojnë me substanca të tjera. Si pasojë, ajri përmban një sasi të madhe azoti, por ai gjendet në një formë të papërdorshme nga bimët dhe kafshët. Që kjo substancë të përdoret nga qeniet e gjalla, në radhë të parë, ajo duhet të shndërrohet në një formë vepruese, si për shembull, në amoniak (NH3) ose nitrat (NO3−).Shndërrimi i azotit të gaztë në një formë vepruese quhet fiksimi i azotit (figura 11.10). Ekzistojnë shumë mënyra se si ndodh ky proces.VetëtimatVetëtimat mundësojnë bashkëveprimin e azotit të gaztë me oksigjenin në ajër dhe nga ky reaksion prodhohet oksid azoti. Ky i fundit tretet në ujin e shiut dhe përfundon në tokë ku formohen nitratet.Plehrat kimike (artificiale)Azoti dhe hidrogjeni mund të bashkëveprojnë në procese kimike industriale, duke prodhuar amoniak. Amoniaku përdoret për të prodhuar komponime amoniakale dhe nitrate, të cilat përdoren për plehërimin e tokës.Bakteret azotfiksuese Këto baktere jetojnë në tokë ose në gungat e rrënjëve të disa bimëve, si bizelja, batha dhe jonxha. Një lloj bakteri azotofiksues njihet me emërtimin Rhizobium (“rhizo” do të thotë rrënjë, ndërsa “bium” do të thotë jetoj). (Vini re! Ju nuk keni nevojë ta mbani mend këtë emër). Këto lloj bakteresh përdorin azotin e ajrit, i cili gjendet në hapësirat e tokës. Ato e kombinojnë atë me substanca të tjera dhe prodhojnë jone amon dhe komponime të tjera.Figura 11.10 Cikli i azotit.N2në ajërproteina në bimë proteina në bimë të tjeranitrate dhe amon në faranitrateamonfiksimi i azotitushqimdekompozimproteina në kafshëçnitrifikimnitrifikimfiksimi i azotit nga bakteret në nyjet e rrënjëveKapitulli 11: Organizmat dhe mjedisi

