Page 156 - Demo
P. 156
148 BIOLOGJIA 10 - 11Pasi azoti fiksohet, ai përdoret për të prodhuar proteina. Kafshët ushqehen me bimë dhe e sigurojnë azotin në formën e proteinave bimore. Kur një bimë ose një kafshë vdes, bakteret dhe kërpudhat dekompozojnë trupat e tyre. Proteinat, të cilat përmbajnë azot, zbërthehen deri në jone amon, që dalin të lira. Një grup tjetër bakteresh, të cilat quhen bakteret azotofiksuese, i kthejnë këto jone në nitrate, me qëllim që bimët t'i përdorin përsëri. Azoti i rikthehet tokës kur kafshët jashtëqitin mbetjet e tij që kanë prodhuar përmes procesit të çaminimit të aminoacideve të tepërta. Ato mund të jenë në formën e amoniakut ose të uresë. Bakteret azotofiksuese i shndërrojnë përsëri këto substanca në nitrate. Cikli i azotit plotësohet nga një grup i tretë bakteresh. Ato quhen bakteret çnitrifikuese (denitrifikuese), pasi ato zhbëjnë punën e baktereve azotofiksuese. Ato i kthejnë nitratet dhe amoniakun në azot të gaztë, i cili shkon nga toka në atmosferë.Cikli i ujitFigura 11.11 tregon se si qarkullon uji përmes qenieve të gjalla dhe mjedisit të tyre. Qeniet e gjalla, sidomos pemët, luajnë një rol të rëndësishëm në këtë cikël. Kur bien reshje, rrënjët e bimëve përthithin ujin nga toka. Uji udhëton nëpërmjet enëve të ksilemës drejt gjetheve, ku një pjesë e tij avullon duke dalë jashtë nëpërmjet gojëzave në formën e avujve të ujit. (figura 8.11).11.4 Madhësia e popullsisëNe kemi parë që një popullatë është tërësia e të gjithë individëve të një lloji të veçantë, që jetojnë së bashku në një habitat. Në këtë seksion do të shohim si dhe pse ndryshon madhësia e popullatës dhe do të marrim në konsideratë ndikimin e rritjes me shpejtësi të popullatës njerëzore në Tokë.Shumica e popullatave ruajnë të njëjtën madhësi në çdo periudhë kohe. Ato mund të rriten dhe të zvogëlohen (luhatet), por mesatarja e popullatës me shumë mundësi do të mbetet e njëjtë për shumë vite. Për shembull, popullata e morrave të bimëve (afideve) në një kopsht, në një vit, mund të jetë shumë më e madhe se e vitit, që do të vijë. Por numri i tyre do të kthehet me siguri në vlerën normale pas një viti apo më tepër. Përgjatë viteve, madhësia e popullatave do të ngelet rreth të njëjtit nivel. Nëse të gjithë pasardhësit e një morri bime do të mbijetonin dhe do të mund të riprodhoheshin, atëherë femra do të ishte paraardhësja e rreth 600 000 000 000 Figura 11.11 Cikli i ujit.pikla shiu në rereshje shiu (precipitime)ujë i thithur në nëntokëujë nëntokësorujë nëntokësor i thithur nga rrënjët e bimësavullimi nga bimëtavullim nga ujërat mbitokësore, liqenet dhe detiavull uji në ajër kondensimuji në sipërfaqe rrjedh në formë përrenjshuji nëntokësor buron në tokë

