Page 157 - Demo
P. 157
149morrave bimësh vetëm gjatë një viti. Po pse popullatat e morrave nuk rriten në përmasa të tilla? Pse planeti nuk është i mbuluar nga morrat e bimëve? Përgjigjet që marrin këto pyetje kanë një rëndësi të madhe edhe për racën njerëzore, duke qenë se dhe ajo po rritet me një shpejtësi alarmuese. Në çdo orë, në Tokë shtohen më shumë se 9 000 njerëz. Ne duhet të kuptojmë përse po ndodh kjo gjë dhe se ç'mud të ndodhë më pas. A mund ta ngadalësojmë rritjen e popullsisë? Çfarë do të ndodhë nëse rritja e popullsisë njerëzore për një kohë të gjatë?Lindshmëria dhe vdekshmëriaMadhësia e një popullate varet nga numri i individëve që largohen nga popullata dhe numri i atyre që i shtohen asaj.Individët e lënë një popullatë ku ata vdesin ose kur shkojnë te një popullatë tjetër. Zakonisht, lindjet dhe vdekjet janë më të rëndësishme në përcaktimin e madhësisë së një popullate sesa ardhja dhe ikja.Një popullatë rritet kur lindjet në njësinë e kohës janë më të mëdha në numër se vdekjet – kjo ndodh nëse shpejtësia e lindjeve është më e madhe se ajo e vdekjeve. Nëse shpejtësia e lindjeve (lindshmëria) është më e vogël se shpejtësia e vdekjeve (vdekshmëria), atëherë popullata zvogëlohet. Nëse shpejtësia e lindjeve dhe e vdekjeve është e njëjtë, atëherë popullata ruan të njëjtën madhësi. Kjo shpjegon arsyen se pse numri i morrave nuk është aq i madh. Edhe pse lindshmëria e morrave të bimëve është shumë e madhe, vdekshmëria e tyre është gjithashtu shumë e lartë. Morrat e bimëve përdoren si ushqim nga mollëkuqet dhe shpendët, dhe në të njëjtën kohë luftohen me pesticide nga kopshtarët dhe bujqit. Duke qenë se për një periudhë kohe, lindshmëria dhe vdekshmëria e morrave të bimëve është pothuajse e njëjtë, edhe madhësia e popullatës së tyre nuk do të ndryshojë shumë.Faktorët që ndikojnë në rritjen e popullatësDuke studiuar ndryshimet në madhësinë e popullatave të llojeve të tjera, mund të kuptojmë edhe mbi popullatën njerëzore. Mbi madhësinë e popullatave janë bërë shumë eksperimente me baktere dhe maja, pasi ato shumohen e rriten me lehtësi. Figura 11.12 tregon rezultatet e një eksperimenti në të cilin disa qeliza majaje janë vendosur në terren ushqyes. Qelizat ushqehen në terren, rriten dhe riprodhohen. Numri i tyre numërohet një herë në disa orë (periudha të caktuara kohore).Në fillimin e eksperimentit, popullata rritet shumë ngadalë, pasi numri i qelizave që riprodhohen është i vogël. Në të njëjtën kohë, këtyre qelizave u nevojitet kohë që të përshtaten me kushtet e reja. Kjo njihet si faza lag ose faza e ngadalësuar. Sapo ato përshtaten, rritja është shumë e shpejtë. Çdo qelizë ndahet më dysh, më pas në 4, në 8, në 16. Ato nuk mund t'i ndalë asgjë, përveç kohës që u nevojitet për t’u rritur e për t’u ndarë. Kjo njihet si faza log ose fazaeksponenciale. Ndërkohë që popullata rritet, qelizat individuale nuk mund të vazhdojnë të riprodhohen me shpejtësi dhe fillojnë të vdesin shumë më shpejt. Kjo ndodh për shkak të pakësimit të ushqimit, ose ato kanë prodhuar kaq shumë alkool saqë helmojnë vetveten. Qelizat vdesin me të njëjtën shpejtësi me të cilën qelizat e reja lindin, kështu që popullata e ndalon rritjen e saj. Kjo fazë njihet me emrin faza stacionare. Përfundimisht, vdekshmëria e tejkalon lindshmërinë, duke bërë që numri i qelizave të gjalla në popullatë të bjerë. Kjo njihet si faza e vdekjes. Kjo kurbë, në disa raste, njihet edhe si kurba sigmoidale e rritjes. “Sigma” është shkronjë e vjetër greke, kështu që sigmoidale do të thotë në “formë sigme”.Megjithëse eksperimenti me majatë realizohet në kushte artificiale, një model i ngjashëm rritjeje është parë në rritjen e popullatave të llojeve të egra. Nëse në një mjedis të ri futen pak individë, kurba e rritjes së popullsisë së tyre do t’i ngjante asaj të rritjes së qelizave të majave në terren. Popullata rritet shpejt në fillim dhe më pas rritja fillon të bjerë. Numri i qelizave të majasë/milionëKoha / orëFigura 11.12 Rritja e popullsisë së majasë.0 12 24 36 48 6024860faza lagfaza stacionarefaza e vdekjesfaza eksponenciale ose faza logKapitulli 11: Organizmat dhe mjedisi

