Page 158 - Demo
P. 158
150 BIOLOGJIA 10 - 11Rritja ndërpritet nga ndonjë faktor mjedisor. Në rastin e majave, faktori mund të jetë rënia e sasisë së ushqimit. Popullata të tjera mund të kufizohen nga sëmundje ose nga numri i vendeve të folenizimit apo, për shembull, nga numri i grabitqarëve. Faktori, që e pengon rritjen e një popullate njihet si faktor kufizues. Zakonisht është e vështirë që të përcaktohet se cilët faktorë mjedisorë kontrollojnë madhësinë e një popullate. Normalisht bashkëveprojnë shumë faktorë së bashku. Për shembull, një popullatë lepujsh mund të ndikohet nga numri i dhelprave dhe grabitqarëve të tjerë, nga sasia e ushqimit, nga hapësira për të folenizuar dhe sasia e të infektuarve me virusin e miksomatozës. Figura 11.13 tregon një shembull sesi përmasat e popullatës së një grabitqari mund të ndikohen nga gjahu i tij. Ky informacion bazohet te numri i lëkurëve të shitura nga tregtarët e kompanisë “Hudson Bay Company” në Kanadanë e Veriut midis viteve 1845 dhe 1925.Si lepuri këpucëdëborë, ashtu dhe rrëqebulli i veriut në atë kohë gjuheshin për lëkurën e tyre. Numri i individëve të vrarë mund të na sigurojë sot një të dhënë mbi madhësinë e përafërt të popullatës së këtyre dy kafshëve në atë periudhë. Popullata e lepurit këpucëdëborë ndryshon nga viti në vit. Asnjë nuk e di me siguri përse ndodh kjo, por mendohet se është e lidhur me mundësinë e ushqimit për ta. Sa herë që rritet popullata e lepurit këpucëdëborë, rritet gjithashtu, edhe popullata e rrëqebullit, duke qenë se rrëqebulli ka më shumë ushqim. Një rënie e popullatës së lepurit këpucëdëborë pasohet me shpejtësi nga një rënie në popullsinë e rrëqebullit. Numri ngrihet dhe ulet, por mesatarja e madhësisë së popullatës mbetet afërsisht e njëjtë për shumë vite.Piramidat e moshësKur shkencëtarët studiojnë një popullatë, ata duan të dinë nëse një ajo vjen duke u rritur apo duke u zvogëluar. Kjo gjë mund të realizohet duke numëruar individët e popullatës për shumë vite me radhë, ose duke matur lindshmërinë dhe vdekshmërinë e saj. Por ndonjëherë është më e lehtë që të përcaktohet numri i individëve sipas grupmoshave në një moment të dhënë dhe të ndërtohet piramida e moshës.Figura 11.14 tregon dy shembuj piramidash moshë. Sipërfaqja e çdo kutie përfaqëson numrin e individëve, që i përkasin grupit moshor të kutisë.Figura 11.14a është një piramidë me fund të gjerë, sepse ka shumë më tepër individë të rinj sesa të vjetër. Kjo tregon se lindshmëria në këtë popullatë është më e madhe se vdekshmëria dhe popullata është në rritje.Figura 11.14b tregon një shpërndarje sipas moshës në mënyrë të njëtrajtshme. Lindshmëria dhe vdekshmëria janë pothuajse të njëjta. Kjo popullatë do të mbetet pothuajse në të njëjtën madhësi. Nëse piramida e moshës do të bëhej edhe për popullatën njerëzore, ajo do të kishte formë me fund Figura 11.13 Ndryshimi i popullatave të lepurit këpucëdëborë dhe rrëqebullit në Kanadanë e Veriut.Popullata e lepujve /mijë Popullata e rrëqebullit / mijëKoha / vjet1601401201008060402001845 1855 1865 1875 1885 1895 1905 1915 1925 1935630lepuri këpucëdëborë (Lepus americanus)rrëqebulli (Lynx canadensis)

