Page 16 - Demo
P. 16
8 BIOLOGJIA 10 - 11Figura 1.7 Disa lloje njëqelizorësh. Figura 1.8 Disa lloje bakteresh.ProtistëtMbretëria e protistëve ose e njëqelizorëve (figura 1.7) përfshin një numër të madh organizmash, të cilët ndryshojnë nga njëri-tjetri. Pavarësisht nga ndryshimet, të gjithë njëqelizorët ndërtohen nga qeliza, të cilat përmbajnë bërthamë. Disa prej tyre kanë qeliza, të cilat ngjajnë me qelizat e bimëve (përmbajnë kloroplaste dhe qeliza është e rrethuar nga mure prej celuloze), ndërsa disa të tjerë kanë qeliza, të cilat ngjajnë me qelizat e kafshëve (që nuk i përmbajnë tiparet e mësipërme). Shumica e protistëve janë organizma njëqelizorë (organizmi i tyre përbëhet nga një qelizë e vetme), ekzistojnë edhe shumëqelizorë të thjeshtë, siç mund të përmendim algat detare.Karakteristikat:◆ shumëqelizorë ose njëqelizorë;◆ qeliza e tyre ka bërthamë;◆ qeliza mund të ketë ose mund të mos ketë kloroplaste dhe mur qelizor;◆ disa lloje prodhojnë lëndë organike me anë të fotosintezës për t'u ushqyer, të tjerë duke përdorur substancat organike të prodhuar prej organizmave të tjerë.membrana qelizoremuri qelizorbërthamamembrana qelizoreFlagjeli (ose kamzhiku)citoplazmabërthamacitoplazmakloroplastetProkariotëtFigura 1.8 tregon disa baktere. Bakteret përbëhen nga qeliza, të cilat ndryshojnë nga qelizat e organizmave të tjerë. Ndryshimi më i rëndësishëm është se ato nuk kanë bërthamë. Me grupin e baktereve do të njiheni përgjatë lëndës së biologjisë. Disa prej përfaqësuesve të këtij grupi konsiderohen si lloje të dëmshme, pasi shkaktojnë sëmundje, si tuberkulozi dhe kolera. Por duhet të theksohet se ndërmjet baktereve ka edhe lloje të dobishme. Ju do të njiheni me rolin e tyre në ciklin e karbonit dhe të azotit, do të mësoni mbi rolin e tyre në bioteknologji, në trajtimin e mbetjeve për t’i bërë ato të padëmshme për mjedisin, si dhe për përdorimin e tyre si mjete për prodhimin e insulinës, e cila përdoret për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga diabeti.Disa lloje bakteresh mund të kryejnë edhe procesin e fotosintezës. Mendohet se bakteret kanë qenë ndër organizmat e parë që kanë evoluar në tokë, pasi fosili më i vjetër që është gjetur i përket kësaj mbretëre.Karakteristikat:◆ zakonisht, njëqelizorë;◆ nuk kanë bërthamë; ◆ kanë mur qelizor, i cili nuk përbëhet nga celuloza;◆ nuk kanë mitokondri.Muri qelizorFija e ADN-sëmembranë qelizore kapsulacitoplazma që përmban ribozometChlamydomonasParamecium Prerje gjatësore e bakterit Escherichia coliPamja e jashtme e bakterit të kolerës Vibrio choleraeplasmidi

