Page 160 - Demo
P. 160


                                    152 BIOLOGJIA 10 - 11Përmirësimi i sistemit të furnizimit me ujë, trajtimi i ujërave të zeza, higjiena e ushqimit dhe standardet e përgjithshme të higjienës kanë ndikuar në pakësimin e sëmundjeve si tifoja dhe dizenteria në vende si SHBA-ja dhe në shumicën e shteteve evropiane. Imunizimi ndaj sëmundjeve, si për shembull, poliomieliti, i kanë bërë këto sëmundje shumë të rralla. Lija e dhenve pothuajse është zhdukur. Zbulimi i antibiotikëve gjithashtu ka bërë të mundur që tashmë të trajtohen me sukses sëmundjet e shkaktuara nga bakteret. Së dyti ka pasur një rritje të sasisë së ushqimit. Për bujqësinë po përdoren sasi të mëdha toke. Por duhet thënë që bujqësia është bërë më efektive dhe vende të ndryshme të botës prodhimi për hektarë është më i madh se kurrë më parë.Lindshmëria dhe vdekshmëriaPopullata njerëzore është rritur në mënyrë dramatike për shkak se vdekshmëria ka ardhur duke u zvogëluar. Sot gjithnjë e më shumë, njerëzit arrijnë moshën e riprodhimit. Nëse lindshmëria nuk ulet me të njëjtën shpejtësi me vdekshmërinë, atëherë popullata do të vazhdojë të rritet. Në vendet e zhvilluara, rënia e vdekshmërisë ka filluar rreth viteve 1700. Në fillim lindshmëria ishte e lartë dhe, për këtë arsye, popullata botërore po rritej shpejt. Po që nga 1800-ta ka pasur një rënie të ndjeshme të lindshmërisë. Për shembull, në vitin 1870, numri mesatar i fëmijëve për një familje britanike ka qenë 6,6 fëmijë, ndërsa në vitin 1977 ky numër ra në 1,8 fëmijë për familje. Sot në Britani lindshmëria dhe vdekshmëria janë pothuajse të barabarta. Megjithatë, në shumë vende në zhvillim, rënia e numrit të vdekjeve ka filluar vetëm 50 vite më parë. Meqë lindshmëria nuk është zvogëluar, popullata e këtyre vendeve është në rritje të shpejtë. Popullata njerëzore mund të vendoset nën kontroll në dy mënyra: përmes rritjes së vdekshmërisë dhe uljes së lindshmërisë. Nuk ka asnjë dyshim se cila prej tyre është më e mira. Në vendet e zhvilluara, faktori i vetëm, që ka ndikuar në uljen e lindshmërisë ka qenë përdorimi i metodave kontraceptive. Për futjen e tyre në përdorim nga njerëzit janë bërë përpjekje edhe një vendet në zhvillim. Por, shumë njerëz nuk e pranojnë përdorimin e teknikave kontraceptive, pasi dyshojnë në përdorimin e tyre, u ndalohet përdorimi nga feja, ose dëshirojnë të kenë familje të mëdha. Mendohet se me kalimin e viteve, popullata do të vijë duke u rritur.Nëse ne nuk do të vendosim nën kontroll lindshmërinë e përgjithshme në botë, atëherë uria, luftërat ose sëmundjet do të çojnë në rritjen e vdekshmërisë. Por kjo nuk është zgjidhja më e mirë për racën njerëzore. Ne duhet të bëjmë më të mirën për ta stabilizuar popullatën njerëzore ku secili të ketë mundësinë të jetojë jetë të gjatë e të shëndetshme. Me sa duket shenjat janë shpresëdhënëse. Lindshmëria po zvogëlohet ngadalë dhe, parashikohet se rritja e popullsisë botërore do të vijë duke u ulur.Ju duhet të dini:◆ si zinxhirët dhe rrjetat ushqimore tregojnë procesin e rrjedhjes së energjisë midis organizmave të gjallë që i përbëjnë ato;◆ ç'janë piramidat e numrave; ◆ si humbet energjia gjatë transferimit nga një nivel ushqimor në tjetrin;◆ ç'janë piramidat e biomasës;◆ ç'është cikli i karbonit;◆ ç'është cikli i azotit;◆ ç'është cikli i ujit;◆ ç'janë popullatat dhe cilët janë faktorët që ndikojnë shpejtësinë e rritjes së tyre;◆ si të interpretoni piramidat moshore;◆ fazat e ndryshme të kurbës së rritjes së popullsisë dhe efektet e faktorëve kufizues;◆ arsyet e rritjes së madhësisë së popullatës njerëzore.Përmbledhje
                                
   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164