Page 161 - Demo
P. 161
153Vlerësim njohurish1. a) Pse u nevojitet karboni qenieve të gjalla? b) Shpjegoni si bëhen pjesë e një bime atomet e karbonit. c) Çfarë ndodh me disa nga këto atome karboni gjatë frymëmarrjes bimore?d) Shpjegoni rolin e dekompozuesve në ciklin e karbonit.2. Shpjegoni ndryshimin midis çifteve të mëposhtme, duke dhënë shembuj aty ku mundeni: a) prodhues, konsumator;b) konsumator parësor, konsumator dytësor;c) komunitet, popullatë;d) zinxhir ushqimor, rrjetë ushqimore;e) piramidë e biomasës, piramidë e numrave.3. a) Pse u nevojitet azot organizmave të gjallë?b) Shpjegoni pse bimët dhe kafshët nuk mund ta përdorin azotin që është në ajër.c) Çfarë kuptoni me fiksim të azotit?d) Ku jetojnë bakteret azotofiksuese?e) Shpjegoni se si kafshët e sigurojnë azotin.f) Cila është detyra që kanë bakteret nitrifikuese, çfarë bëjnë ato?g) Cili lloj bakteri e kthen azotin në ajër?4. a) Në cilën rrugë e përfitojnë azotin që u nevojitet, secili prej organizmave të mëposhtëm? i. bimët e gjelbra; ii. bakteret azotfiksuese; iii. gjitarët. b) Në det, organizmat kryesorë që fiksojnë azotin janë algat blu të gjelbra, të cilat janë pjesë e planktonit, që rri pezull në ujërat detare. Ndërtoni një grafik të ngjashëm me atë të figurës 11.10, ku të tregoni qarkullimin e azotit midis organizmave detarë.5. Grafiku më poshtë tregon ndryshimet e popullatës së e dy insekteve gjatë një vere. Njëri prej tyre është një morr bimësh dhe tjetri mollëkuqe, e cila ushqehet me to.a) Cila prej kurbave paraqet popullatën e mollëkuqes dhe cila atë të morrave të bimëve?b) Jepni një arsye pse dhatë këtë përgjigje në pikën a.c) Shpjegoni pse dy kurbat duken të ngjashme.d) Pse të dyja kurbat rriten ose bien pas njëfarë kohe?Numri i insekteveMuajiM P M Q K G SH TKapitulli 11: Organizmat dhe mjedisi

